MUSHARAKAH (Musharekeh) – Partnership: është një marrëveshje e themeluar në një kontratë me pëlqimin e dyanshëm të palëve të involvuara për të ndarë fitimin dhe humbjen e një biznesi të përbashkët. Të gjithë investitorët mund të marrin pjesë në menaxhim. Profiti ndahet në mes të palëve në përqindje të paracaktuar mirëpo humbja ndahet në mënyrë strikte për secilin partner në mënyrë proporcionale në bazë të përqindjes së investimit të kapitalit.