2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

BE siguron Turqinë për 3 miliardët e premtuar

Më të lexuarat

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, i siguroi Turqisë se ajo do të marrë ndihmën financiare të premtuar nga BE-ja për të ndihmuar që të përballet me miliona refugjatë sirianë.

Muajin e kaluar kishin rënë dakord për 3 miliardë euro, si pjesë e një pakete masash që synojnë për të bindur refugjatët të mbeten në Turqi. Megjithatë Italia ka kundërshtuar duke thënë se duhet të din se si të shpenzohen paratë.

“Janë duke u bërë punët përgatitore për shpenzimet, dhe se është e bindur se shuma që është premtuar do të jetë atje në kohën e caktuara”, tha Federica Mogherini në një konferencë shtypi në Ankara pas takimeve me zyrtarët turq.

Komisioneri i zgjerimit të Bashkimit Evropian Johannes Hahn, gjithashtu pjesë e këtij delegacioni, tha se u shikua nga afër nëse përpjekjet turke për lëshimin e lejeve të punës për sirianët dhe kërkesat për viza për ata që vijnë nga ajri kishin ndonjë efekt.

Turqia e cila është kandidate për anëtarësim në BE, pret më shumë se 2.2 milion refugjatë nga lufta civile në Siri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit