3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Personaliteti lidhet me shprehitë e higjienës

Më të lexuarat

Sipas studimit më të madh të bërë ndonjëherë në botë përkitazi me shprehitë e higjienës, tipi i personalitetit dhe sjelljet janë të lidhura drejtpërdrejt me shëndetin tuaj.

I bërë në vitin 2011, nga Këshilli Global Higjienik (KGH) dhe i bazuar në përgjigjet e më shumë se 1.5 milionë pyetjeve, studimi ndërkombëtar Dettol HABIT (higjienë: qëndrim, sjellje, pamje dhe karakteristika) është bërë në 12 shtete në të gjithë botën, përfshirë edhe Afrikën e Jugut. Studimi ka hulumtuar faktorët që ndikojnë dhe formojnë sjelljet e ndryshme higjienike. 

Në përgjithësi, studimi tregon se ka pasur rënie të standardit higjienik në dekadat e kaluara. Në fakt, disa shtete në zhvillim duket se po i kalojnë shtetet perëndimore sa i përket shqetësimit për higjienën. Praktikat e higjienës janë më të dobëta te të rinjtë, që mund të paraqesë një ndryshim shekullar në qëndrimin ndaj higjienës, pasi që ka pasur një rëndësi më të vogël shoqërore gjatë viteve.

Studimi Dettol HABIT ka gjetur një korrelacion interesant mes tipit të personalitetit, shprehive të mira dhe shëndetit. Rezultati vë në pah rëndësinë e praktikimit të higjienës së mirë (si larja efektive e duarve dhe pastrimi i shtëpisë) dhe shprehitë e mira (si teshtitja dhe kollitja në një pecetë, hedhja e saj në mënyrë të duhur dhe pastaj larja e duarve), në mënyrë që të parandalohen përhapjet e sëmundjeve infektuese.

Njerëzit higjienikë sëmuren më pak

Sipas studimit, tipat e personaliteteve të ndërgjegjshëm/të varur dhe nervoz/të ndjeshëm përjetojnë 10 për qind më pak ftohje dhe diarre se të tjerët dhe janë të prirë të praktikojnë shprehi më të mira të higjienës personale dhe shtëpiake. Për më tepër, duket se ia vlen të jemi të sjellshëm: ata të cilët kanë sjellje më të mira kanë edhe higjienë më të mirë personale dhe kanë gjasa dy herë e gjysmë më shumë që të kenë një shëndet të mirë dhe shkallë më të ulët të ftohjes dhe diarresë.

Studimi Dettol HABIT po ashtu ka treguar se individët e rregullt/të pastër janë më higjienikë sesa ata të çrregullt/kaotikë, përderisa femrat dhe pleqtë janë të prirë të kenë shprehi më të mira higjienike sesa meshkujt dhe të rinjtë. 

Shtëpiaket shfaqin nivelin më të lartë të higjienës personale dhe shtëpiake, përderisa studentët dhe punëtorët e zyrave shfaqin shprehitë më të këqija të higjienës personale.

Globalisht, gjinia luan një rol të rëndësishëm, me më shumë femra sesa meshkuj të prirë për të adaptuar praktika të mira të higjienës (59.5 për qind me 44.5 për qind). 

Afrika e Jugut i ka tejkaluar trendët globalë me numër të njëjtë të femrave dhe meshkujve të angazhuar në praktikat e mira higjienike.

Sa i përket higjienës personale, afrikanojugorët i përshtaten normës globale se higjiena e mirë personale është e ndërlidhur me moshën e rritur, të ardhurat dhe nivelin e arsimit. Sidoqoftë, Afrika e Jugut, Kina dhe Malajzia dolën të kenë shprehitë më të këqija të higjienës nga të 12 vendet që janë anketuar. 

Praktikoni higjienën e mirë çdo ditë

Thotë profesori Barry Schoub, profesor i virologjisë në Wits dhe këshilltar i Institutit Kombëtar për sëmundjet ngjitëse: “Këto zbulime të reja nga studimi e theksojnë edhe më tej se si sjellja e përmirësuar e higjienës mund ta ndalojë në mënyrë efektive përhapjen e baktereve dhe mbrojnë shëndetin. Praktikimi i higjienës së mirë nuk është thjesht brengë e femrave, e njerëzve më të ndërgjegjshëm ose aty që jetojnë në mjedis të ndotur – është përgjegjësia e çdokujt dhe është vitale në reduktimin e përhapjes së sëmundjeve infektive”.

Shprehitë e mira të higjienës janë të lidhura me reduktimin e shumë llojeve të sëmundjeve të zakonshme, siç janë infeksionet respiratore dhe enterike. Për shembull, një studim lokal ka treguar që përdorimi i produkteve antibakteriale redukton infeksionet enterike me 15.2 për qind te fëmijët nën 15 vjeç, dhe 19,8 për qind te njerëzit mbi moshën 15-vjeçare. Reduktimi në shkallën e sëmundjeve respiratore është i theksuar edhe më shumë: një rënie prej 46.5 për qind në nën moshën 5-vjeçare, 34.4 për qind nën moshën 15-vjeçare dhe 85.8 për qind në ata më të vjetër se 15 vjeç. 

“Është shumë e vlefshme të kuptohet se çka e drejton sjelljen higjienike. Studimi Dettol HABIT ka zbuluar karakteristikat që shoqërohen me higjienën e mirë dhe rezultatet shëndetësore siç janë ndërgjegjësimi dhe praktikimi i higjienës automatikisht ose në mënyrë rutine”, thotë profesori John Oxford, kryetari i Këshillit Higjenik dhe profesor i virologjisë në Barts dhe London School of Dentistry. 

“Ne duam që njerëzit ta kuptojnë se ku mund të jenë duke dështuar dhe të ndërmarrin veprime për ta bërë higjienën shprehi. Mësojuni fëmijëve shprehi të mira dhe shtresojeni higjienën në rutinën tuaj të përditshme”.

Duke u bazuar në zbulimet e studimit, këshilli higjenik rekomandon që duhen të ndërmerren hapa që nga mosha e hershme për ta bërë shprehi praktikimin e higjienës së mirë, me sjelle të mira, larje të rregullt të duarve dhe dezinfektim të vënë në shënjestër të krijimit të rutinës së përditshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit