1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vrau e dogji të vëllanë, arrestohet së bashku me xhaxhain

Më të lexuarat

Dy shtetas u arrestuan nga policia e Fierit, në lidhje me një vrasje të ndodhur rreth katër vjet më parë.

Operacioni i koduar “Kthesa e Gabimit”, ka çuar në pranga shtetasit Myslim Hamzai, 32 vjeç banues ne Grabjan, Lushnjë, dhe Zabit Hamzai 59-vjeç, ky shtetas ka lindur ne Grabian dhe banues në Tiranë.

Ata, raporton Starti, dyshohen se janë autor të vrasjes së shtetasi Taulant Hamzai, 18-vjeç, vëlla i njërit prej të arrestuarve, ngjarje e ndodhur më 7 gusht të vitit 2008, në vendin e quajtur rruga automobilistike në afërsi të “Tre Urave”, komuna Grabian. Pasi e kanë vrarë të riun, më pas e kanë djegur, duke humbur gjurmët e krimit.

“Ndalimi i këtyre shtetasve të cilët rezultojnë të jenë përkatësisht vëllai dhe xhaxhai i viktimës u bë për veprën penale të “Vrasjes ne rrethana të tjera cilësuese”, pasi dyshohet që në bashkëpunim me njeri-tjetrin të kenë vrarë me mjete të forta dhe më pas të kenë djegur kufomën e shtetasit T. Hamzai me qëllim mosi dentifikimin e viktimës, ngjarje kjo e ndodhur për motive të dobëta”, theksoi policia lokale.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur, për shkak se 32-vjeçari dyshonte se i vëllai 18-vjeç, kishte shkuar me gruan e tij./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit