2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Cameron: Nese myslimanet nuk e mësojnë anglishten do të dëbohen nga Britania

Më të lexuarat

Kryeministri britanik David Cameron ka premtuar 25 milionë euro (20 milionë paund) për ore mesimi te gjuhes angleze, për gratë myslimane qe jetojne në komunitete te izoluara brenda Britanise se Madhe.

Cameron tha se kishte rreth 190.000 gra myslimane britanike që flasin pak ose aspak anglisht, dhe sipas tij, eshte e nevojshme për të marrë hapa ndaj “qëndrimeve të prapambetura” të disa njerëzve të cilët ai tha se ushtrojne kontroll mbi bashkëshortet, motrat dhe bijat.

Udhëheqësi britanik tha se edhe pse nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë mes njohjes se gjuhës dhe ekstremizmit, ata që nuk jane në gjendje të integrohen në shoqërinë britanike paraqesin rrezik për të “frekuentuar” ideologjitë ekstremiste.

Ai tha: “Ne duam të ndërtojmë një shoqëri më të integruar, kohezive, një shoqëri ku të gjithë mund të bëjnë më të mirën dhe të njihen talentet e tyre.

“Britania nuk mund të jetë vend i mundësive në qoftë se disa njerëz nuk mund të flasin gjuhën.

“Në shumë raste nuk është faji i tyre, për shkak se ato janë vënë në një situatë ku janë të inkurajuara që të mos integrohen, të mos dalin jashtë, të mos mësojnë gjuhën, por kjo duhet të ndryshojë.”

Përveç parave të premtuara, nga tetor i këtij viti qeveria do të fillojë testimin e atyre që kanë ardhur në Britani me vizë bashkëshortore për të kontrolluar nëse aftësitë e tyre gjuhësore janë përmirësuar.

Kryeministri sugjeroi se ata që nuk e kalojnë testin brenda dy vite e gjysmë, nuk mund të lejohen të qëndrojnë në Britani.

Por qendrimet e Camerin nuk jane ne pajtim me mendimet e Shaista Gohir, Kryetare e Rrjetit të Grave Myslimane të Britanisë së Madhe.
“Ne kemi marrë telefonata nga gratë muslimane që me të vërtetë duan të shkojnë në kolegj dhe të mësojnë gjuhen angleze, por kane pasur probleme, sidomos nga bashkëshortët, apo familja e tyre, dhe në fakt kërcënimi se nese nuk mesojne gjuhen do te kthehen mbrapsht vetem sa do ta perkeqesoj situaten.

“Pra, nëse qeveria është duke thënë “ne do të dënojmë gratë që nuk mësojnë gjuhën”, në fakt është duke i riviktimizuar ato”.

Cameron u kritikua edhe nga Fondacioni Ramadan, i cili tha se kryeministri britanik ishte duke bërë “futboll politik” me myslimanët, vetëm për të fituar pikë. /mesazhi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit