1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Qëndrimi politik i Nikolicit është ndarja e Kosovës

Më të lexuarat

Deklarata e presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolic nuk është retorikë, por qëndrim i tij politik për ndarjen e Kosovës, ka deklaruar analisti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Naim Rashiti.

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, Rashiti tha se faktori ndërkombëtar ia ka treguar presidentit të ri serb “vijat e kuqe” në lidhje me qëndrimet e tij mbi Kosovën.

Lidhur me mandatin e EULEX-it, Rashiti ka thënë se pas përmbylljes së procesit të mbikqyrjes civile të pavarësisë ai nuk shikon ndonjë problem pasi fushat e veprimit të misionit evropian janë të përcaktuara qartë.

Rashiti po ashtu ka thënë se çështjet e pazgjidhura në veri mbeten kompetencë e plotë e qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit