1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Sëmundja misterioze që po vret fëmijët

Më të lexuarat

Një sëmundje misterioze po u merr jetën dhjetra fëmijëve në Kamboxhia. Mjekët thonë se pothuajse të gjithë pacientët që paraqiten me sindromat e kësaj sëmundje, ndërrojnë jetë brenda një ose dy ditëve pasi shtrohen në spital.

Shenjat e para të sëmundjes misterioze u shfaqën para katër muajsh dhe që prej momentit të parë të pikasur nga doktorët që nuk kishin të bënin me viruse normale të stinës së shirave në vendin aziatik, është përhapur me ritme të shpejta.

Sëmundja prek vetëm fëmijët dhe zyrtarisht janë raportuar 66 raste dhe bilanci është tragjik, në 64 raste të infektuarit kanë gjetur vdekjen dhe dy rastet mbetura janë ende në trajtim intensiv.

Përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që bashkëpunojnë me autoritetet kamboxhiane thanë për BBC se të gjithë të prekurit nga sëmundja misterioze vijnë kryesisht nga provincat e jugut të vendit, i përfshirë nga reshjet e dendura dhe temperatura relativisht të larta.

Në këtë periudhe të vitit, rreziqet përhapjes së epidemive në Kamboxhia janë të mëdha, pasi kushteve të rënduara dhe në shumicën e provincave mungesës së spitaleve, u shtohet edhe mushkonja, faktorit kryesor i përhapjes së sëmundjeve në vend.

Përfaqësuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thonë se janë duke studiuar virusin dhe se janë pranë identifikimit edhe të kurës, por për këtë nevojiten testime më të thella./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit