3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ish-kryeministri britanik, Çerçil, ishte i pasionuar pas Islamit

Më të lexuarat

Kryeministri i dikurshëm britanik, Vinston Çerçil, që në moshë të re, ka qenë i interesuar shumë për botën muslimane, aq sa, një kohë, ka menduar edhe ta pranojë islamin, shkruan Telegrafi londinez.

Se ka qenë i dhënë shumë pas Lindjes, tregon letra dërguar kryeministrit të ardhshëm britanik të luftës, më 1907, nga ana e Gvendolin Bert, nusja e vëllait të tij, Xhonit.

“Mos u bëni muslimani”, e luste zonja Gvendoline, duke theksuar se ajo kishte vërejtur tek ai “anshmëri orientale”.

Çerçil kishte ardhur në kontakt me kulturën muslimane, kur, si një anëtar i Regjimentit të kalorësisë mbretërore, ishte caktuar të qëndrojë në Sudan dhe në kufijtë veri-lindor të Indisë.

Sipas shkrimit të Telegrafit londinez, pasionin e tij rinor, duket qartë, se nuk e kishte humbur, madje edhe në kohën kur ai ishte kryeministër, 1940, edhe atëherë kur bombat naziste binin mbi Londër, ai kishte miratuar një plan për të ndërtuar një xhami të madhe, e cila edhe sot e kësaj dite gjendet në Regent Park.

(islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit