1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vapa shton numrin e pacientëve

Më të lexuarat

Si pasojë e temperaturave të larta dhe vapës së madhe është shtuar numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në QKUK. Kështu thotë Drejtori i Qendrës Emergjente të QKUK-së, Basri Lenjani. Ndërkaq, drejtori i Institutit Hidrometeorologjik, Sylë Tahirsylaj thotë se në ditët në vijim pritet një rënie e temperaturave.
Në Klinikën Emergjente të QKUK – së ka një fluks të madh të pacientëve, të cilët kërkojnë shërbime emergjente, për shkak të ndikimit të temperaturave të larta.

Drejtori i Qendrës Emergjente, Basri Lenjani thotë se nga numri i gjithmbarshëm, që kërkojnë ndihmë mjekësore nga temperaturat e larta në përqindje sillet rreth 3 për qind. Ai porosit që pacientët të cilët kanë probleme neurologjike, enë të gjakut, probleme me zemër, të kenë kujdes të veçantë.

“Në veçanti tek të sëmurët që më parë kanë pasur ndonjë atak të trurit dhe zemrës, për shkak të rritjes së nivelit plazmatik të kolesterolit në gjak. Ndikimi i temperaturave të larta mundëson goditjen cerebrale, apo goditjen në tru dhe në zemër. Personat e tillë me sëmundje kronike, të sëmurët e moshuar dhe fëmijët, janë kategoritë që mund të rrezikohen nga ndikimi i temperaturave të larta”, tha ai.

Ndryshe, lajme të mira vijnë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Drejtori i këtij instituti, Sylë Tahirsylaj, tha se në ditët në vijim do të ketë një rënie të temperaturave.

“Duke filluar nga e hëna do të ketë riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të shkojë ne 20, ndërsa maksimalja në 35 gradë celsius, në Prizren. Duke filluar nga pjesa e dytë e javës do të ketë një rënie të dukshme të temperaturave si atyre minimale po ashtu edhe atyre maksimale”, tha Tahirsylaj, raporton RTK..kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit