Ndëshkimi i fshehtë i mëkateve – Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë)

Më të lexuarat

Prej ndëshkimeve më të rënda të mëkateve është se ato e dobësojnë në zemër madhështimin ndaj Allahut, të Lartësuar qoftë Ai, dhe e zbehin nderimin e Tij në shpirtin e robit. Kjo është e pashmangshme, deshi apo nuk deshi njeriu. Sepse, nëse madhështia dhe lartësia e Allahut do të ishin rrënjosur vërtet në zemrën e tij, ai nuk do të kishte guxim të binte në mëkat.

Ndoshta dikush e mashtron veten dhe thotë:

“Ajo që më shtyn të bëj mëkate është shpresa ime e madhe në mëshirën e Allahut dhe dëshira për faljen e Tij, e jo dobësimi i madhështisë së Tij në zemrën time.”

Por kjo nuk është gjë tjetër veçse një mashtrim i vetvetes. Sepse madhështia e Allahut në zemrën e robit dhe respekti ndaj kufijve të Tij janë pengesa më e fortë që e ndalon atë nga mëkati. Ata që guxojnë ta kundërshtojnë Allahun nuk e kanë vlerësuar Atë ashtu siç e meriton.

E si mund ta ketë madhëruar, nderuar dhe respektuar Allahun ai për të cilin urdhrat dhe ndalesat e Tij janë bërë të lehta? Si mund të pretendojë se e njeh madhështinë e Tij, ndërkohë që nuk ngurron t’i shkelë kufijtë e Tij? Ky është një pretendim i pabazë dhe një nga mashtrimet më të qarta të njeriut ndaj vetvetes.

Mjafton si ndëshkim për mëkatarin që nga zemra e tij të zbehet madhështimi ndaj Allahut, të dobësohet respekti për kufijtë e Tij dhe t’i bëhet e lehtë shpërfillja e të drejtave të Allahut.

— Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit