Hadithe të sakta mbi vlerën e ditës së Xhuma

Më të lexuarat

Larja, pastërtia dhe etika e ditës së xhuma

Pejgamberi ﷺ ka thënë:

«مَنِ اغْتَسَلَ يَوْمَ الجُمُعَةِ، وَتَطَهَّرَ مَا اسْتَطَاعَ مِنْ طُهْرٍ، ثُمَّ ادَّهَنَ أَوْ مَسَّ مِنْ طِيبٍ، ثُمَّ رَاحَ فَلَمْ يُفَرِّقْ بَيْنَ اثْنَيْنِ، فَصَلَّى مَا كُتِبَ لَهُ، ثُمَّ إِذَا خَرَجَ الإِمَامُ أَنْصَتَ، غُفِرَ لَهُ مَا بَيْنَهُ وَبَيْنَ الجُمُعَةِ الأُخْرَى»

“Kush lahet ditën e xhuma, pastrohet sa të mundet, lyhet me vaj ose përdor parfum, pastaj shkon në xhami pa ndarë dy veta që janë ulur bashkë, fal atë që i është caktuar dhe, kur del imami, dëgjon me vëmendje, atij i falen gjynahet ndërmjet kësaj xhumaje dhe xhumasë tjetër.”

(Buhariu, 910)

Dëgjimi i hutbes me vëmendje

Pejgamberi ﷺ ka thënë:

«مَنْ تَوَضَّأَ فَأَحْسَنَ الوُضُوءَ، ثُمَّ أَتَى الجُمُعَةَ، فَاسْتَمَعَ وَأَنْصَتَ، غُفِرَ لَهُ مَا بَيْنَهُ وَبَيْنَ الجُمُعَةِ وَزِيَادَةُ ثَلاَثَةِ أَيَّامٍ، وَمَنْ مَسَّ الحَصَى فَقَدْ لَغَا»

“Kush merr abdes mirë, pastaj vjen në xhuma, dëgjon dhe hesht me vëmendje, i falen gjynahet ndërmjet kësaj xhumaje dhe xhumasë tjetër, si dhe tri ditë shtesë. Ndërsa kush luan me guralecët, ka bërë kotësi.”

(Muslimi, 857)

Ora e pranimit të duasë

Pejgamberi ﷺ ka thënë:

«إِنَّ فِي الجُمُعَةِ لَسَاعَةً لاَ يُوَافِقُهَا مُسْلِمٌ قَائِمٌ يُصَلِّي يَسْأَلُ اللَّهَ خَيْرًا إِلاَّ أَعْطَاهُ إِيَّاهُ»

“Në ditën e xhuma ka një çast, të cilin nëse e arrin një musliman duke u falur dhe duke i kërkuar Allahut ndonjë të mirë, Allahu do t’ia japë atë.”

(Buhariu 935, Muslimi 852)

Xhumaja është dita më e mirë

Pejgamberi ﷺ ka thënë:

«خَيْرُ يَوْمٍ طَلَعَتْ عَلَيْهِ الشَّمْسُ يَوْمُ الجُمُعَةِ، فِيهِ خُلِقَ آدَمُ، وَفِيهِ أُدْخِلَ الجَنَّةَ، وَفِيهِ أُخْرِجَ مِنْهَا»

“Dita më e mirë mbi të cilën ka lindur dielli është dita e xhuma. Në të u krijua Ademi, në të u fut në Xhenet dhe në të u nxor prej tij.”

(Muslimi)

Shlyerja e gjynaheve

Pejgamberi ﷺ ka thënë:

«الصَّلَوَاتُ الخَمْسُ، وَالجُمُعَةُ إِلَى الجُمُعَةِ، وَرَمَضَانُ إِلَى رَمَضَانَ، مُكَفِّرَاتٌ مَا بَيْنَهُنَّ إِذَا اجْتُنِبَتِ الكَبَائِرُ»

“Pesë namazet, xhumaja deri në xhumanë tjetër dhe Ramazani deri në Ramazanin tjetër janë shlyerje e gjynaheve që gjenden ndërmjet tyre, nëse shmangen gjynahet e mëdha.”

(Muslimi)

Paralajmërimi për braktisjen e xhumasë

Pejgamberi ﷺ ka thënë:

«لَيَنْتَهِيَنَّ أَقْوَامٌ عَنْ وَدْعِهِمُ الجُمُعَاتِ، أَوْ لَيَخْتِمَنَّ اللَّهُ عَلَى قُلُوبِهِمْ، ثُمَّ لَيَكُونُنَّ مِنَ الغَافِلِينَ»

“Le të ndalojnë disa njerëz nga braktisja e xhumave, ose Allahu do t’ua vulosë zemrat e tyre dhe pastaj do të bëhen prej të shkujdesurve.”

(Muslimi)

Larja para xhumasë

Pejgamberi ﷺ ka thënë:

«إِذَا جَاءَ أَحَدُكُمُ الجُمُعَةَ فَلْيَغْتَسِلْ»

“Kur ndonjëri prej jush të vijë në xhuma, le të lahet.”

(Muttefekun alejhi)

Falja e gjynaheve nga xhumaja në xhuma

Pejgamberi ﷺ ka thënë:

«لاَ يَغْتَسِلُ رَجُلٌ يَوْمَ الجُمُعَةِ، وَيَتَطَهَّرُ مَا اسْتَطَاعَ مِنْ طُهْرٍ، وَيَدَّهِنُ مِنْ دُهْنِهِ، أَوْ يَمَسُّ مِنْ طِيبِ بَيْتِهِ، ثُمَّ يَخْرُجُ فَلاَ يُفَرِّقُ بَيْنَ اثْنَيْنِ، ثُمَّ يُصَلِّي مَا كُتِبَ لَهُ، ثُمَّ يُنْصِتُ إِذَا تَكَلَّمَ الإِمَامُ، إِلاَّ غُفِرَ لَهُ مَا بَيْنَهُ وَبَيْنَ الجُمُعَةِ الأُخْرَى»

“Nuk lahet një njeri ditën e xhuma, pastrohet sa të mundet, lyhet me vaj ose parfum, pastaj del për në xhami pa ndarë dy veta, fal atë që i është caktuar dhe hesht kur flet imami, veçse i falen gjynahet ndërmjet kësaj xhumaje dhe xhumasë tjetër.”

(Buhariu)

Shpërblimi i hershmërisë për në xhuma

Pejgamberi ﷺ ka thënë:

«مَنْ اغْتَسَلَ يَوْمَ الجُمُعَةِ غُسْلَ الجَنَابَةِ، ثُمَّ رَاحَ فِي السَّاعَةِ الأُولَى فَكَأَنَّمَا قَرَّبَ بَدَنَةً، وَمَنْ رَاحَ فِي السَّاعَةِ الثَّانِيَةِ فَكَأَنَّمَا قَرَّبَ بَقَرَةً، وَمَنْ رَاحَ فِي السَّاعَةِ الثَّالِثَةِ فَكَأَنَّمَا قَرَّبَ كَبْشًا أَقْرَنَ، وَمَنْ رَاحَ فِي السَّاعَةِ الرَّابِعَةِ فَكَأَنَّمَا قَرَّبَ دَجَاجَةً، وَمَنْ رَاحَ فِي السَّاعَةِ الخَامِسَةِ فَكَأَنَّمَا قَرَّبَ بَيْضَةً، فَإِذَا خَرَجَ الإِمَامُ حَضَرَتِ المَلاَئِكَةُ يَسْتَمِعُونَ الذِّكْرَ»

“Kush lahet ditën e xhuma si për xhunubllëk dhe shkon në orën e parë, është sikur ka dhuruar një deve. Kush shkon në orën e dytë, është sikur ka dhuruar një lopë. Kush shkon në orën e tretë, është sikur ka dhuruar një dash me brirë. Kush shkon në orën e katërt, është sikur ka dhuruar një pulë. Kush shkon në orën e pestë, është sikur ka dhuruar një vezë. Kur del imami, melekët paraqiten për të dëgjuar hutben.”

(Muttefekun alejhi)

Koha e orës së xhumasë

Pejgamberi ﷺ ka thënë:

«هِيَ مَا بَيْنَ أَنْ يَجْلِسَ الإِمَامُ إِلَى أَنْ تُقْضَى الصَّلاَةُ»

“Ajo është koha nga momenti kur imami ulet për hutbe deri sa të përfundojë namazi.”

(Muslimi)

Salavatet në ditën e xhuma

Pejgamberi ﷺ ka thënë:

«إِنَّ مِنْ أَفْضَلِ أَيَّامِكُمْ يَوْمَ الجُمُعَةِ، فَأَكْثِرُوا عَلَيَّ مِنَ الصَّلاَةِ فِيهِ؛ فَإِنَّ صَلاَتَكُمْ مَعْرُوضَةٌ عَلَيَّ»

“Vërtet, prej ditëve tuaja më të mira është dita e xhuma, prandaj shtoni salavatet mbi mua në këtë ditë, sepse salavatet tuaja më paraqiten mua.”
(Ebu Davudi, me zinxhir të saktë)

Zgjodhi dhe përktheu:
Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit