Mesazhe nga Kurani – Mesazh për zemrën tënde

Më të lexuarat

Saktësimi i ajeteve të ngjashme

“Bërja e së mirës në kontekstin e një obligimi të vështirë nuk humbet tek Allahu i Gjithëdijshëm.”
(“Dhe çfarëdo të mire që bëni…”)

Kjo shprehje ka ardhur në 3 vende në Kuran:

🔸Dy vende në suren El-Bekare (në kontekstin e Haxhit dhe në kontekstin e shpenzimit):

﴿ٱلۡحَجُّ أَشۡهُرࣱ مَّعۡلُومَـٰتࣱۚ فَمَن فَرَضَ فِیهِنَّ ٱلۡحَجَّ فَلَا رَفَثَ وَلَا فُسُوقَ وَلَا جِدَالَ فِی ٱلۡحَجِّۗ وَمَا تَفۡعَلُوا۟ مِنۡ خَیۡرࣲ یَعۡلَمۡهُ ٱللَّهُۗ وَتَزَوَّدُوا۟ فَإِنَّ خَیۡرَ ٱلزَّادِ ٱلتَّقۡوَىٰۖ وَٱتَّقُونِ یَـٰۤأُو۟لِی ٱلۡأَلۡبَـٰبِ﴾ [البقرة ١٩٧]

“Haxhi është në muaj të caktuar. Kush e bën obligim Haxhin në to, atëherë nuk ka marrëdhënie intime, as gjynahe dhe as grindje gjatë Haxhit. Dhe çfarëdo të mire që bëni, Allahu e di atë. Pajisuni me furnizim, e furnizimi më i mirë është devotshmëria. Dhe kini frikë prej Meje, o ju të zotët e mendjes!”
— El-Bekare, 197

﴿یَسۡـَٔلُونَكَ مَاذَا یُنفِقُونَۖ قُلۡ مَاۤ أَنفَقۡتُم مِّنۡ خَیۡرࣲ فَلِلۡوَ ٰ⁠لِدَیۡنِ وَٱلۡأَقۡرَبِینَ وَٱلۡیَتَـٰمَىٰ وَٱلۡمَسَـٰكِینِ وَٱبۡنِ ٱلسَّبِیلِۗ وَمَا تَفۡعَلُوا۟ مِنۡ خَیۡرࣲ فَإِنَّ ٱللَّهَ بِهِۦ عَلِیمࣱ﴾ [البقرة ٢١٥]

“Të pyesin se çfarë duhet të japin. Thuaj: Çfarëdo të mire që shpenzoni, le të jetë për prindërit, të afërmit, jetimët, të varfrit dhe udhëtarin. Dhe çfarëdo të mire që bëni, Allahu është i Gjithëdijshëm për të.”
— El-Bekare, 215

🔹Një vend në suren En-Nisa:

﴿وَیَسۡتَفۡتُونَكَ فِی ٱلنِّسَاۤءِۖ قُلِ ٱللَّهُ یُفۡتِیكُمۡ فِیهِنَّ وَمَا یُتۡلَىٰ عَلَیۡكُمۡ فِی ٱلۡكِتَـٰبِ فِی یَتَـٰمَى ٱلنِّسَاۤءِ ٱلَّـٰتِی لَا تُؤۡتُونَهُنَّ مَا كُتِبَ لَهُنَّ وَتَرۡغَبُونَ أَن تَنكِحُوهُنَّ وَٱلۡمُسۡتَضۡعَفِینَ مِنَ ٱلۡوِلۡدَ ٰ⁠نِ وَأَن تَقُومُوا۟ لِلۡیَتَـٰمَىٰ بِٱلۡقِسۡطِۚ وَمَا تَفۡعَلُوا۟ مِنۡ خَیۡرࣲ فَإِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِهِۦ عَلِیمࣰا﴾ [النساء ١٢٧]

“Të kërkojnë fetva për gratë. Thuaj: Allahu ju jep fetva për to dhe për atë që ju lexohet në Libër lidhur me vajzat jetime, të cilave nuk ua jepni atë që u është caktuar, ndërkohë që dëshironi t’i martoni, si dhe për fëmijët e dobët dhe që të silleni me drejtësi ndaj jetimëve. Dhe çfarëdo të mire që bëni, Allahu ka qenë i Gjithëdijshëm për të.”
— En-Nisa, 127

🔸Sureja El-Bekare ndërton devotshmërinë dhe vendos bindjen e plotë tek Allahu عز وجل.

Obligimi i Haxhit është një adhurim për të cilin pajisesh me devotshmëri dhe synimi i tij është madhërimi i plotë i Allahut dhe dorëzimi i sinqertë ndaj Tij në çdo gjë që Ai urdhëroi dhe ndaloi.

Ndërsa mënyra si flet sureja El-Bekare për shpenzimin nuk ka të ngjashme në Kuran; ajo përfshin nxitjen për të, sqarimin e atyre që e meritojnë, edukatën e tij dhe gjërat që e prishin si: përmendja e bamirësisë dhe lëndimi. Po ashtu tregon shpërblimin e madh të saj, duke e shumëfishuar deri në shtatëqind herë.

Sureja El-Bekare e parapriu temën e shpenzimit me ajetin më madhështor në Librin e Allahut – Ajetul Kursij – i cili mbjell në zemrën e robit bindjen tek Allahu, emrat dhe cilësitë e Tij që tregojnë madhështinë dhe dijen e Tij gjithëpërfshirëse mbi krijesat dhe universin; dhe e gjithë kjo e nxit robin për të shpenzuar.

🔹Sureja En-Nisa fillon me një thirrje universale dhe një ftesë për devotshmëri, duke u fokusuar në devotshmërinë që lidhet me përmbushjen e të drejtave dhe amaneteve ndaj atyre që u takojnë.

Përsëritja e shprehjes:
“Dhe çfarëdo të mire që bëni, Allahu e di…”
dhe mënyra se si përfundojnë këto tre ajete, tregon saktësinë e harmonisë kuranore. Ato kanë ardhur në kontekste që duken të ndryshme, por të gjitha lidhen me:

“Bërjen e së mirës në kontekstin e obligimit të vështirë”

1️⃣ Në Haxh (El-Bekare 197):
Mes rregullave të vështira të Haxhit – lënia e fjalëve të pahijshme, gjynaheve dhe grindjeve – Allahu i kujton se Ai e di çdo të mirë që bëjnë. Sikur t’u thotë: Mos mendoni se këto vështirësi humbin; Allahu sheh durimin dhe adhurimin tuaj.

2️⃣ Në shpenzim (El-Bekare 215):
Pas përmendjes së atyre që meritojnë ndihmë – prindërit, të afërmit, jetimët, të varfrit dhe udhëtarët – vjen theksimi se Allahu e di shpenzimin tuaj; prandaj nuk ka nevojë për syefaqësi apo mburrje.

3️⃣ Në të drejtat e grave dhe të dobëtve (En-Nisa 127):
Në kontekstin e drejtësisë ndaj jetimëve dhe grave, vjen inkurajimi për të mbajtur drejtësinë edhe pse është e vështirë.

Vërejtje retorike

🔹 Në El-Bekare (197):
﴿يَعْلَمْهُ اللَّهُ﴾
“Allahu e di atë”
— me folje në kohën e tashme, që tregon vazhdimësi dhe përtëritje.

🔹 Në El-Bekare (215):
﴿فَإِنَّ اللَّهَ بِهِ عَلِيمٌ﴾
“Allahu është i Gjithëdijshëm për të”
— me emrin “Alim” që tregon gjerësi dhe përfshirje të dijes.

🔹 Në En-Nisa (127):
﴿فَإِنَّ اللَّهَ كَانَ بِهِ عَلِيمًا﴾
“Allahu ka qenë i Gjithëdijshëm për të”
— me “kane” që tregon qëndrueshmëri dhe vazhdimësi.

Ky është prej mrekullive retorike të Kuranit: ndryshimi i formës së shprehjes sipas kontekstit, ndërsa mesazhi mbetet një:

📮 Shpërblimi për të mirën është i sigurt tek Allahu, qoftë e mira e Haxhit, shpenzimit apo drejtësisë.

📮 Mesazhi:
Sa më shumë të rritet njohja e Allahut në zemrën tënde, aq më shumë rritet devotshmëria dhe rregullohen veprat e fjalët e tua për çdo të mirë që e kënaq Allahun – duke filluar nga Teuhidi e deri tek dhënia e të drejtës së jetimit.

Dhe sa më shumë të rritet njohja e Allahut në zemrën tënde, aq më e madhe bëhet bindja jote se Allahu do të të shpërblejë për çdo të mirë që Ai të ka mundësuar dhe se asnjë grimcë e veprës sate nuk humbet tek Ai.

Kjo njohje, devotshmëri dhe bindje të shtyn të nxitosh, të garosh dhe të paraprish në çdo të mirë.

I suksesshëm është ai që i shfrytëzon këto ditë të bekuara – dhjetë ditët e Dhul-Hixhes – ditët më të mëdha të dynjasë, për t’u pajisur me devotshmëri, për të shpenzuar dhe për të përmbushur të drejtat dhe amanetet me drejtësi.

Allahu e di më së miri.

✍ Semer el-Arnaut

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit