Mulla Husein Latifi, mbaroi Al Az’harin në vitin 1943. Shtetas i Arabisë Saudite. Karrierën e kreu si diplomat…
Hoxhë, pse shqiptarët janë kështu siç po i shohim?
Hoxha Husein: Shqiptarët shumë pak lexojnë, shumica janë miopë nuk arrijnë t’i dallojnë ngjyrat, e me to as nënrreshtat. Të huajt vijnë me mision, ndërsa shqiptari beson hipokritët.
A ishin osmanët armiq?
Hoxha: Ne më shumë kemi përfituar nga osmanët se sa vetë osmanët nga ne.
Çka përfituam ne?
Nëse bizantinët dhe sllavët na detyruan të jetojmë nëpër male, osmanët na mundësuan të zgjerohemi nga Athina në Beograd dhe mbi të gjitha fituam
Islamin.
Ata që nuk janë muslimanë po urrejnë islamin?
Hoxha: Janë pakicë, mirëpo, urrejtja është shumë e dëmshme për popullin. Askush nuk duhet të urrehet për shkak të besimit. Evropianët e sotëm hapën dyert e lirisë së besimeve, por jo edhe mendësia shqiptare. Lëvizja komuniste për vllaznimin e bashkimin e jugosllavëve e bëri të veten, dhe kjo mendësi ende nuk është shkulur në temel. Kjo do të na dërgojë në vetërobëri nëse nuk merren masa parandaluese.
Për çfarë masash e keni fjalën?
Hoxha: Ngritja e nivelit të arsimimit, dhe nxitja ose dashuria për të lexuar.
Allahu e past mëshirue hoxhën dhe e gradoftë në xhennet e Tij më të larta.
