Sharjet në Facebook! – Analizë nga Sunollah Islami

Më të lexuarat

Tek ne shqiptarët, kur dikush ia shan nanën dikujt, e mos të flasim për gruan apo motrën, shumicën e herëve kjo punë ka përfundu në bela të randa. Shpesh, sharësit e kanë hanger edhe plumbin.

Kjo osht kulturë e jona e xhelozisë dhe e ruajtjes së nderit. Edhe kjo osht diçka e mirë: mos me leju çfarëdo idioti me ta nëpërkamb nderin e familjes. Pikërisht pse ka pas pasoja të randa, shumë sharje janë nalë me kohë; përndryshe, sharjet do ishin bo si përshëndetje e përditshme.

Kohëve të fundit po shohim gjithnjë e ma shumë ksi sharjesh në Facebook, prej njerëzve të ndryshëm që, pa mendu dy herë, e rrezikojnë vetën. Shohim komente ku filan fisteku, aq lirshëm, ia shan gruan, qikën apo motrën dikujt tjetër, veç pse ai person ka dhanë naj mendim publik.

Personat publikë, analistat, gazetarët, opinionistët, hoxhallarët, politikanët etj., zakonisht nuk ua varin fort komenteve, po problemi osht se dikush tjetër i lexon ato sharje dhe don me marrë hak. E kur belaja del prej virtualitetit në realitet, zakonisht këta që shajnë fillojnë me u tutë, me lyp falje e me u arsyetu.

“Shqiponjat” e Facebook-ut shpesh shndërrohen në pula sapo afrohet problemi real.

Prej përvojës me komentet në videot e hoxhallarëve, kur kemi ra në kontakt me persona që shahen në rrjete sociale, shumica kanë dalë:

  • ose me probleme psiqike,
  • ose të largum prej familjes,
  • ose kanë lyp falje me lot në sy, duke u dridhë.

Asnji nuk ka nejt si burrë mrapa fjalëve të randa që i ka thanë.

Sa i përket sharësve, unë i ndaj në disa kategori:

– Sharësat nga diaspora

Kta ndihen pak ma komod, se e dinë që jetojnë larg Kosovës, Shqipnisë apo Maqedonisë, edhe mendojnë që janë të sigurt nëpër shtete europiane, ku ligji dhe siguria funksionojnë ma ndryshe. Andaj e lshojnë gojën lirshëm. Po kur vijnë në vendlindje e ballafaqohen me njerëzit që i kanë ofendu, shpesh e humbin krejt trimninë.

– Persona të vetmum

Janë do njerëz që tan ditën rrinë me telefon në dorë, tu u kap me krejt dynjanë. Shpesh janë njerëz me zemër të ngushtë, pa shoqni e pa rehati familjare, edhe krejt mllefin e nxjerrin në komente e sharje.

– Persona me probleme psiqike

Sot nuk osht si përpara. Nëpër spitale psikiatrike sheh plot njerëz me telefona në dorë, e prej aty dalin plot profile fallco që shajnë e ofendojnë tjerët pa kontroll.

– Sharësit që mendojnë se janë vetëm në dhomën e tyre

Shumë prej tyre mendojnë se janë në dhomën e vet, duke i ndjek lajmet në TV, dhe se nuk i dëgjon askush.

Për fund

Kujdes me sharjet, se plumbi i shqiptarit munet me të rrokë. E masanej nuk kryn punë arsyetimi: “s’ka qenë profili jem”, “ma kanë haku Facebook-un”, “kam bo hajgare” e sene tjera.

Fatkeqësisht, sot po shohim komente ku shahet edhe Pejgamberi ﷺ edhe Allahu. Po mjerr për ata që shajnë, se do të vijë dita ku gjitha kanë me u pagu shtrejtë. Qysh ekziston edhe një hadith ku thuhet se personi 70 vite do të rrotullohet në Xhehenem vetëm për një fjalë të keqe që e ka thanë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit