Ngushtica e Hormuzit…
Ngushtica e Khalid Ibn Velidit…
Historia e Khalid Ibn Velidit dhe duelit që bëri me Hormuzin.
Në fillimet e çlirimit islam të Irakut, ushtria muslimane u përball me ushtrinë persiane në betejën e quajtur “Dhat el-Selasil”, në vitin 633.
Sipas zakonit të asaj kohe, komandantët dolën fillimisht për duel përpara dy ushtrive.
Doli Khalid Ibn Velidi, komandanti i muslimanëve, dhe përballë tij doli Hormuzi, komandanti i persëve.
Ata u afruan deri sa u gjendën më pranë ushtrisë persiane sesa asaj muslimane. Pastaj Hormuzi zbriti nga kali dhe i bëri shenjë Khalidit të luftonin në tokë, nëse ishte trim. Khalidi pranoi dhe zbriti edhe ai nga kali.
Të dy ushtritë po shikonin me tension:
dy komandantë të mëdhenj në një duel të rrallë, ballë për ballë.
Por Hormuzi kishte stisur një tradhti. Ai kishte zgjedhur pesë kalorës të fortë që të sulmonin Khalidin sapo të fillonte dyluftimi.
Sapo filloi dueli, ai dha shenjën dhe kalorësit u nisën për ta vrarë Khalidin.
Në atë moment, Khalidi e kuptoi rrezikun, sepse ishte larg ushtrisë së tij.
Por ndërhyrja erdhi në kohën e duhur.
El-ka’kau ibn Amër e pa lëvizjen dhe e kuptoi menjëherë tradhtinë. Ai u nis me shpejtësi drejt vendit të duelimit.
Ai arriti në momentin e duhur, vrau kalorësin e parë, pastaj të dytin. Ndërkohë arritën edhe disa kalorës muslimanë dhe vendi u kthye në disa duele të vogla.
Ndërsa Khalidi, pasi shpëtoi nga tradhtia, u kthye te dueli me Hormuzin dhe luftoi me mjeshtëri derisa e vrau atë.
Me vdekjen e komandantit të tyre, persët u tronditën. Khalidi nuk u dha kohë të rimblidheshin dhe urdhëroi sulmin e përgjithshëm.
Ushtria persiane nuk mundi të qëndronte dhe u shpërnda, ndërsa muslimanët fituan betejën!
Edhe kështu vazhduan çlirimet muslimane me rradhë derisa muslimanët sunduan më shumë se gjysmën e botës.
Burimi: Ibn Ethiri në El-Kamil fi et-Tarih dhe Imam Taberiu në Tarihul Umem uel-Muluk.
/Zejdi Bardhoshi fb/
