Nëse Irani ishte i sinqertë në lidhje me kauzën palestineze, ashtu siç pretendojnë disa…
Atëherë përse nuk e mbylli ngushticën e Hormuzit përgjatë gjenocidit në Gaza?… e cila dihej që do të kishte efekt.
Nëse Hizbullahu ishte i sinqertë në lidhje me kauzën palestineze, do t’i kishte shpallur luftë Izraelit përgjatë gjenocidit në Gaza, siç i shpalli tani kur Irani u sulmua.
Nëse Hamasi është një proksi iranian, ai do të ishte përkrahur pa rezerva, siç përkrahen proksit e tjerë në rajon (në Siri, Irak, Jemen, Liban etj.).
E vërteta është se Irani do ta përdorë kauzën palestineze për përfitime të veta gjeopolitike dhe asgjë më shumë.
Dr. Azem Kovaçi
