Triniteti dhe analogjia e rreme e vezës

Më të lexuarat

🔴 Triniteti dhe shembulli i vezës !!!

👉Krishteri: ”Triniteti krahasohet me një vezë, e cila përbëhet nga lëvozhga, pjesa e bardhë dhe pjesa e verdhë e vezës, në të njëjtën mënyrë paraqitet edhe besimi në trini”.

👉Muslimani: Në krishterim (sipas doktrinës zyrtare), Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë janë:

Tre persona, por secili është 100% Zot dhe jo pjesë e Zotit.

❌Ndërsa veza, ka tre pjesë, asnjë pjesë nuk është “veza e plotë”.

❌Lëvozhga nuk është vezë e plotë, e bardha nuk është vezë e plotë dhe as e kuqja nuk është vezë e plotë.

Shembulli i vezës në fakt çon në idenë se secili është një pjesë e Zotit, jo Zoti i plotë dhe kjo quhet HEREZI në fenë e tyre.

Nëse Zoti përbëhet nga pjesët, atëherë, ai ka nevojë për pjesët e Tij që të jetë i plotë dhe çdo pjesë është më pak se Zoti.

Nëse Ati, Biri dhe Shpirti janë si pjesë të vezës, atëherë asnjëri nuk është Zot i plotë. Kjo është partializëm dhe bie ndesh edhe me vetë doktrinën tuaj.

✊ Nuk kemi nevojë për analogji të ndërlikuara.

👉Sfidoni me këto pyetje:

“A është lëvozhga 100% vezë?”

Nëse thonë jo → atëherë analogjia bie.
Nëse thonë po → është absurde.

👉Çfarë thotë ISLAMI?

Allahu nuk krahasohet me krijesat. Allahu në Kur’an thotë:

📖“Nuk ka asgjë të ngjashme me Të.” (Shura 11)

📖“Mos thoni: Tre. Ndaluni! Është më mirë për ju.” (En-Nisa, 171)

📖“Allahu është Një, Allahu i Vetmi. Nuk lind dhe nuk është i lindur.” (El-Ihlas, 1–3)

 

/Hoxhë Ergin Shala/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit