5.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Shokuese: Ja fundi i themeluesve të Shtetit Shqiptar, çfarë u bënë komunistët në nëntor të 1944 ?

Më të lexuarat

Cili ishte fundi i THEMELUESVE TE SHTETIT SHQIPTAR, pas ardhjes ne pushtet te komunisteve ne Nentor 1944 ?

Lef nosi u pushkatua, Shefqet Daiu, Sami Vrioni, Qazim Kokoshi vdiqën në burg, Bedri Pejani ju dorëzua serbëve, të cilët e pushkatuan.

Të tjerë, Mit’ hat Frashëri, Dervish Biçaku, Dhimitër Berati, Eqerem Vlora, Mustafa Kruja, Rexhep Mitrovica, që për t’i shpëtuar persekutimit komunist emigruan, u shpallën kriminelë lufte.

Por dhe ata që kishin vdekur vite më parë, u fshinë nga historia. Të afërmit e tyre ju nënshtruan një persekutimi të paparë. Nuk u kursyen as djemte e Ismail Qemalit, njeri u burgos dhe u detyrua te nderronte mbiemrin, tjetri u detyrua te largohet nga Shqiperia, as djali i Aqif Pashës Elbasanit, që u burgos e më pas u poshtërua duke u detyruar nga komunistët të pastronte WC publike të Elbasanit, as djali i Isa Boletinit, që u vra me atentat nga komunistët. Kështu me rradhë pothuaj të gjithë, Ymer Deliallisit komunistët i vranë dy djemtë, tre vllezërit dhe tre djemtë e tyre.…

Shkaku del qarte ne dokumentat publikuar së fundi. Ja cfare urdheronte Enver Hoxha në 17 nëntor 1944 : ”……kapni, arrestoni, dhe egzekutoni njerëz me ndikim që të bëhen shembull për të tjerët. Këto bëjnë përshtypje në popull.”
Ndërsa më vonë një nga krerët komunistë, Gogo Nushi, rrëfehet për krimet : ”Të gjithë ata që kanë qenë kundërshtarë të politikës sonë, jo kriminelë dhe jo kuislingë, ne i konsideronim armiq dhe përpiqeshim t’i zhduknim nga faqja e dheut….asnjë s’meritonte të vritej.”

Kujtim Cekani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit