Mesazhe nga Kurani
﴿أَتَخْشَوْنَهُمْ ۚ فَاللَّهُ أَحَقُّ أَن تَخْشَوْهُ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ﴾
(Et-Teube, 13)
“A po u frikësoheni atyre? Allahu është më i denjë që t’i frikësoheni Atij, nëse jeni besimtarë.”
O besimtarë,
Ky ajet i madhërishëm nuk është thjesht një fjalë që lexohet me gjuhë, por një mesazh që zbret për ta rregulluar zemrën.
Ai nuk vjen vetëm për t’u recituar, por për të na zgjuar dhe për të na çliruar.
Ky nuk është thjesht një ajet që lexohet, por një tërmet që riformëson arkitekturën e frikës në zemër: rrëzon shtyllat e kalbura të mbushura me frikë nga njerëzitdhe e rivendos zemrën mbi një themel të fortë, të lagur nga droja ndaj Zotit të njerëzve.
Allahu i Lartësuar na pyet:
“A po u frikësoheni atyre?”
Sikur të na thotë:
Pse zemra juaj dridhet nga krijesat, kur çështjet janë në Dorën e Krijuesit?
I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
«مَنْ التَمَسَ رِضَا اللَّهِ بِسَخَطِ النَّاسِ، رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ وَأَرْضَى عَنْهُ النَّاسَ،
وَمَنْ التَمَسَ رِضَا النَّاسِ بِسَخَطِ اللَّهِ، سَخِطَ اللَّهُ عَلَيْهِ وَأَسْخَطَ عَلَيْهِ النَّاسَ»
“Kush kërkon kënaqësinë e Allahut, edhe pse njerëzit zemërohen me të, Allahu kënaqet me të dhe bën që edhe njerëzit të kënaqen me të.E kush kërkon kënaqësinë e njerëzve duke zemëruar Allahun, Allahu zemërohet me të dhe i bën edhe njerëzit të zemërohen me të.”
(Tirmidhi, nr. 2414 — Hadith sahih)
Dhe në një hadith tjetër madhështor, i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
«احْفَظِ اللَّهَ يَحْفَظْكَ، احْفَظِ اللَّهَ تَجِدْهُ تُجَاهَكَ…
وَاعْلَمْ أَنَّ الأُمَّةَ لَوِ اجْتَمَعَتْ عَلَى أَنْ يَضُرُّوكَ بِشَيْءٍ،
لَمْ يَضُرُّوكَ إِلَّا بِشَيْءٍ قَدْ كَتَبَهُ اللَّهُ عَلَيْكَ»
“Ruaje Allahun, Allahu do të të ruajë.
Ruaje Allahun dhe do ta gjesh Atë përpara teje…
Dije se sikur i gjithë njerëzimi të mblidhej për të të dëmtuar, nuk do të të dëmtonin veçse me atë që Allahu tashmë ta ka caktuar.”
(Tirmidhi, nr. 2516 — Hadith hasen sahih
O vëllezër dhe motra,
Këto fjalë prjgamberike e shpjegojnë qartë këtë ajet:
frika e zemrës duhet të lidhet vetëm me Allahun.
Frika nga njerëzit është dobësi,
ndërsa frika nga Allahu është forcë dhe siguri.
Ky ajet zbriti për të shembur fortesat e fundit të frikës së rreme nga zullumqarët
dhe për të shpallur se njeriu nuk çlirohet vërtet
derisa të çlirohet nga robëria ndaj krijesave.
Prandaj, le ta rregullojmë frikën tonë.
Le ta pastrojmë zemrën nga droja ndaj njerëzve
dhe ta mbushim atë me frikërespekt ndaj Allahut.
Sepse vetëm kështu njeriu bëhet i qëndrueshëm, i lirë dhe i patundur.
Lusim Allahun që frikën tonë ta bëjë vetëm për Të,
zemrat tona t’i mbushë me iman të sinqertë
dhe të na çlirojë nga çdo robëri tjetër
përveç robërisë ndaj Tij.
Dhe Allahu e di më së miri.
Bekir Halimi
