Një tas dhallë me pak kripë për këtë gazetar…

Më të lexuarat

Përgjigja apo mospëgjigja që duhej t’i kish dhënë Ahmed Kalaja

Kur gazetari hiç simpatik Denis Dyrnjaja, i cili në rrethet mediatike njihet më së shumti si njeri pa karakter, servil shefash dhe bixhozxhi, po i drejtohej imamit të njohur Ahmed Kalaja në lidhje me ezanin, duke iu qasur me një absurd të papërballueshëm thirrjes së njohur islame për falje, ky i fundit duhej t’i kishte këshilluar konsumin e një tasi dhallë me pak kripë, si një zgjidhje e thjeshtë dhe e shijshme gjithashtu për ftillim.

Sepse realisht, ai ashtu e meritonte, si për ezanin e si për absurdin tjetër, atë të “mosimponimit prindëror” për ta marrë djalin në xhami. Një degradimi të tillë në të menduar, në të logjikuar, vetëm tasi i dhallës me pak kripë mund t’i bëjë derman. Ose ose, vetëm atë meriton si përgjigje. Ndaj dhe ishte e habitshme që frazën më të njohur ironike që imam Kalaja zgjedh për të bërë humor në pyetje-përgjigjet e tij të shumëndjekura në xhami, si të vetmen përgjigje kur i vjen ndonjë pyetje me valencë të lartë absurdi apo gomarrllëku, nuk e përdori me gazetarin në fjalë.

Thënë ndryshe, gazetari Dyrnjaja nuk meritonte as të dëgjohej për ato çfarë thoshte dhe një refuzim i imam Ahmed Kalasë për t’iu përgjigjur do ishte përgjigja me e denjë ndaj ndaj tij, absurditeve që nxirrte nga goja. Sepse ezani as ka qenë e as është temë debati. Ezani është shkrirë natyrshëm me jetën urbane qyshse ka nisur të thirret si ftesë a lajm për ritin e faljes në bashkësinë e besimtarëve muslimana. Ka ndodhur e ndodh kjo si në shoqëritë monofetare, pra vetëm të një besimi, musliman në këtë rast, e si në ato multifare, ku ezani e tingujt e këmbanave bashkëjetojnë në eter siç bashkëjetojnë në përditshmëri besimtarët respektivë, të xhamisë apo kishës. Ku ka ndodhur kjo, veçse i ka dhënë sharmin asaj shoqërie. Ndaj dhe kanë fituar legjitimitet të fortë shoqëror, kurrë të kontestuar. Kjo nuk do të thotë se me patjetër të gjithë e pëlqejnë ezanin apo tingujt e këmbanës, por papëlqyeshmëria në këtë rast, si të ishte zgjidhje nga qielli, ia ka lënë vendin një pranimi të heshtur, më e pakta me respektin brenda për besimin e tjetrit.

Le të na thotë gazetari rehatprishur nga ezani nëse ekziston ndonjë rast në histori kur një segment i caktuar shoqëror, jo musliman, është ngritur kundër kësaj thirrjeje specifike fetare. Por atë që e kërkon në Shqipëri, a Tiranë, në 2025-ën, le të na sjellë një precedent se ku ka ndodhur në tjetër vend, në tjetër shoqëri, në iks vit apo ypsilon kohë, që të vlejë si model “zgjidhjeje” dhe këtu te ne. Ja kaq është kundrasfida. Por fakti që nuk ka, nuk ekziston asnjë precedent, madje as ulje volumi – ndonëse nuk e ka me volumin por me vetë thirrjen – do të thotë se ezani ka gëzuar e gëzon statusin e të natyrshmes në shoqëri, siç shumë gjëra të tjera të natyrshme që gjithsesi mund të kenë kundërshtarët apo mospajtuesit e tyre.

Sa për atë çështjen e “mosimponimit prindëror” ndaj fëmijëve për t’u marrë në xhami, rikthehemi te dhalla me pak kripë, duke huazuar këtë gjetje të Ahmed Kalasë. Po, një tas mund t’i bënte vërtet mirë, mund t’i sillte një kthjellim mendor deri në vendimin për ta patur në çdo vakt një dozë të mirë gllënkash, gjithmonë me pak kripë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit