ShBA-ja zotohet të garantojë pjesëmarrjen e Izraelit në FIFA 2026

Më të lexuarat

Mes thirrjeve të ngritura nga ekspertë dhe politikanë për pezullim, Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se do të bëjë çmos për të ndaluar çdo përpjekje për ta përjashtuar Izraelin nga turneu.

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump tha se do të kundërshtojë çdo përpjekje për ta përjashtuar Izraelin nga Kupa e Botës FIFA 2026, duke kundërshtuar thirrjet në rritje për pezullimin e Izraelit për shkak të fushatës ushtarake në Gaza.

“Ne do të punojmë absolutisht për të ndaluar plotësisht çdo përpjekje për të përjashtuar ekipin kombëtar të futbollit të Izraelit nga Kupa e Botës”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për “The Athletic” të “The New York Times”. Deklarata është ndarë me shumë media të tjera.

Komentet pasuan kërkesën e një grupi ekspertësh të OKB-së ndaj FIFA-s dhe UEFA-s këtë javë për të pezulluar ekipin kombëtar të futbollit të Izraelit nga garat ndërkombëtare, duke e quajtur një masë të tillë “përgjigje të nevojshme për të adresuar gjenocidin e vazhdueshëm në territorin e pushtuar palestinez”.

Ata iu referuan urdhrit të përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të 26 janarit 2024, i cili u kujtoi vendeve detyrën e tyre ligjore për të vepruar kundër gjenocidit. Më herët këtë muaj, një komision hetimor i OKB-së deklaroi se Izraeli po kryen gjenocid në Gaza.

Në një konferencë për media të enjten, presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha se është i gatshëm të zhvendosë ndeshjet e Kupës së Botës në vitin 2026, që do të bashkorganizohet nga ShBA-ja, Kanadaja dhe Meksika, nëse siguria bëhet shqetësim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit