-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

​Xhabir Hamiti: Terrorizmi nuk njef fe, komb e as rajon

Më të lexuarat

Profesori i Fakultetit të Studimeve Islame, Xhabir Hamiti, ka reaguar me një status në Facebook për sulmet terrorist që kanë ndodhur në Francë. Hamiti ka thënë se ky zingjir i zikzak i sulmeve tinëzare dhe bizare mbi civil të pafajshëm, është treguesi më i mirë se terrorizmi nuk njef fe, komb e as rajon.
Ky është statusi i plotë i Hamitit:

NË SHENJË SOLIDARIZIMI ME VIKTIMAT E PAFAJSHME

Instrumentalizimi i fesë në shërbim të kauzave rajonale dhe globale, përmes pasimit të formës interpretuese të dhunshme të saj, të dizajnuar mjeshtërisht dhe tendencialisht shumë dekada më herët, duket se nuk po ka të ndalur.

Sulmet e ngjashme si kjo e fundit në Francë, brenda vetëm një muaj ndodhën edhe në Ankara, Bejrut , Bagdad etj., duke lënë pas vete qindra jetëra të njerëzve të pafajshëm.

Ky zingjir i zikzak i sulmeve tinzare dhe bizare mbi civil të pafajshëm, është treguesi më i mirë se terrorizmi nuk njef fe, komb e as rajon. Fatkeqësisht, emri Zot gjatë historisë është keqpërdur shumë herë si mjet- nxitës për t`i urrejtur, luftuar e mbytur të tjerët në emër të Tij.

Mirëpo, çdo herë mallkimi i Zotit ndaj të tillëve, ku më herët e ku më vonë, ka qenë më se i tmerrshëm dhe hakmarrës. Bota e mençur njerëzore dhe e civlizuar sot, pa dallim feje e kombi, duhet të ulet e kuvendojë si kurrë më parë, për gjetjen e formës më të mirë të parandalimit të akteve të tilla të dhimbëshme dhe të pa pranueshme për të gjithë. Nuk ka njeri që mund të mohojë se jeta e gjithë njerëzve, pa dallim ngjyre e feje është JETË me strukturë dhe tipare të njëjta. Prandaj , ata të cilët atë nuk e trajtojnë si të tillë, nuk njohin Zot, religjion dhe as pejgamber. E keqja ka vetëm një emër të përbashkët për të gjithë “ E KEQE”. Andaj, kundër të ligës dhe të shëmtuarës duhet të jemi të gjithë bashkë dhe barazishtë të angazhuar. XHH,

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit