Një dëshmi që nuk mund të injorohet

Më të lexuarat

Agjencia prestigjioze Reuters raportoi se Shoqata Ndërkombëtare e Studiuesve të Gjenocidit institucioni më autoritativ në botë për këtë fushë ka arritur në përfundimin se Izraeli ka përmbushur plotësisht kriteret ligjore për kryerjen e gjenocidit në Gaza.

Ky konstatim nuk është më thjesht një akuzë politike apo një slogan i përdorur në rrugët e botës arabe. Është një verdikt shkencor dhe juridik, i bazuar mbi standardet ndërkombëtare që përkufizojnë krimin më të rëndë kundër njerëzimit.

Në dritën e kësaj, çdo përpjekje për ta relativizuar tragjedinë e Gazës, çdo arsyetim që mundohet ta justifikojë shfarosjen sistematike të popullsisë civile, bie vetvetiu. Sepse fjala “gjenocid” është e rëndë: ajo ngarkon jo vetëm ushtrinë dhe qeverinë izraelite, por edhe çdo shtet e institucion që hesht, që mbulon, ose që me ndihmën e tij bëhet bashkëfajtor.

Historia tashmë ka marrë shënim. Dhe ky shënim është i pashlyeshëm: Gaza është bërë sinonim i një krimi që bota e qytetëruar kishte premtuar se nuk do ta lejonte të përsëritej kurrë më.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit