Tregon një tregtarë se një ditë, një mik i kishte kërkuar atij të ndihmoj në blerjen e ca karrocave me rrota për një grup fëmijësh me aftësi të kufizuara.
“Ai thotë: – I dhurova menjëherë dhe pa hezitim paratë për të blerë ca karroca, por miku im këmbënguli që unë personalisht të shkoja me të dhe t’u jepja fëmijëve këto dhurata, gjë që e pranova me kënaqësi.
Kur ua dorëzuam karrocat, pashë një gëzim të madh në fytyrat e tyre ndërsa ata ngisnin karrocat në të gjitha drejtimet dhe qeshnin me gjithë shpirt, sikur të ishin në një park zbavitës.
Por ajo që la gjurmën më të thellë në zemrën time ishte kur një fëmijë më kapi këmbën ndërsa po largohesha.
U përpoqa ta liroja veten butësisht, por fëmija ende ma mbante këmbën fort dhe më shikoi drejt në fytyrë.
U përkula dhe e pyeta:
– A dëshiron gjë tjetër?
Përgjigja e tij më habiti dhe ma ndryshoi jetën përgjithmonë.
Ai tha:
– Dua të kujtoj fytyrën tënde, të të njoh kur të të takoj në Xhennet, e pastaj të të falënderoj edhe një herë para Zotit tim!”
Subhanallah! Sadakaja ka një ndikim të çuditshëm në jetën tonë.
“Bëj mirë, ashtu sic Allahu ka bërë mirë ndaj teje” (Kasas 77).
“Allahu i Lartësuar ka thënë:
– O biri i Ademit, jep ashtu që të të jepet”
Buhariu dhe Muslimi.
Hoxhë Irfan Salihu
