Përulja e perandorit romak përballë dijes islame

Më të lexuarat

I Lartësuar është Allahu nga të pasurit grua dhe fëmijë

Një ditë, el-Bakilani – një dijetar musliman dhe gjykatës – hyri në oborrin e perandorit romak, ndërsa ai ndodhej mes murgjërve dhe priftërinjve.

El-Bakilani, duke buzëqeshur, iu drejtua një prifti:
– Si jeni ju? Si janë familja juaj dhe fëmijët tuaj?

Perandori romak tha:
– Ne na kanë thënë se ju jeni ndër dijetarët më të ditur dhe të pasur në njohuri; a nuk e di ti se priftërinjtë tanë janë shumë më lart se të pasurit grua ose fëmijë?

El-Bakilani atëherë tha:
– Çfarë është me ju që nuk e mendoni Allahun më lart në të pasurit e një gruaje dhe një fëmije, e ju mundoheni t’i lartësoni ata? Sikur këta janë më të shenjtë sesa Allahu!

Perandori romak u prek nga ajo që dëgjoi, dhe që nga ajo ditë pati një respekt të madh për el-Bakilani-n.


📚 Marrë nga: Ed-Davvah Ilallah, vol.1, numri 4
📌 Përktheu: (Ammar) Ardit Kraja

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit