3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Rritje e aborteve në Tetovë!

Më të lexuarat

Alarmante janë shifrat për të cilat flitet se vetëm viteve të fundit po ndodhin shumë aborte në rrajonin e Pollogut përfshirë këtu më së shumti qytetin e Tetovës.

Ndonëse saktë nuk jepen informacione nga organet kompetente të cilët duket se nuk kanë ndonjë pasqyre të qartë të numrit të aborteve por si shkaqe kryesore në këtë sferë të rezikshme përmenden edhe shumë faktorë. Si një nga ato që vitin e kaluar u shfaq si temë kryesore ishte ajri i ndotur që pamundësonte rritjen e fryteve në barkun e nënës me cka, detyroheshin të bëjn abort padëshirë apo raste të tjera edhe aborte spontane. Si shkak tjetër shfaqet edhe stresi i madh tek femrat të cilave gjithashtu u pamundëson rritjen e frytit.

Kjo sqarohet me stilin e jetës, përdorimi i duhanit, ndotja e ambientit të jashtëm, puna në turne të natës, shtatzëni në moshë të shtyrë, obeziteti gjithnjë e më i shprehur. Në një hulumtim të realizuar nga Inbox7 vitin e kaluar tregojnë se në vitin 2012 tregojnë se numri i shtatzanive të dështuara ka qenë 145, prej tyre 47 aborte jo të plota.  ‘’Sipas zv/drejtoreshës Rexhepi, në vitin 2012 numri i shtatzënive të dështuara ka qenë 145 dhe 47 aborte jo të plota, kurse në vitin 2013 abortet spontane tregojnë një tendencë të rritjes dhe kanë qenë 168 aborte dhe 42 oborte spontane jo të plota. Në të gjitha këto raste është bërë trajtimi intervenues invaziv në kushte të duhura spitalore’’.

Për sa u përket pasojave mjekësore në të ardhmen për këtë kategori të femrave, Dr. Rexhepi  ka thënë se numri i femrave të mitura është i vogël në krahasim me femrat që janë të moshës më të shtyrë. “Deri në moshën 30 vjeç përqindja e abortit spontan sillet deri në 10%, kurse kjo përqindje arrin deri në 60% e që i përket moshës mbi 45 vjet. Pasojat nga abortet spontane mund të jenë të ndryshme. Zakonisht ato krijojnë infeksione në mitër e deri në pamundësinë e mos ngeljes shtatzënë në të ardhmen. Por ka dhe nga ato raste që nuk lënë asnjë pasojë. “Aborti i infektuar mund të ndodhë nëse ngel ndonjë pjesë e embrionit ose të mbështjellësve të tij në shprazëtirën e mitrës”, thotë zv/drejtoresha Rexhepi. Sipas saj, shenjat e infeksionit  karakterizohen me simptomet e rritjes së temperaturës trupore, ethe, dhimbje në fundin e barkut, gjakosje nga mitra që nuk ndërpritet dhe sekrecione vagjinale. “Infeksioni mund të jetë me pasoja serioze, prandaj duhet të ketë kujdes adekuat mjekësor”, shtoi ajo.

Femrat që pësojnë aborte spontane duhet t’i ndjekin kontrollet mjekësore dhe të përdorin medikamente të duhura. “Pas një aborti spontan, femrave ju rekomandohet marrja e medikamenteve dhe të eliminojnë faktorët tjerë rrezikues si: sëmundjet kronike, të ndërpritet konsumimi i duhanit dhe alkoolit”. Rekomandim tjetër është që çifti duhet të ketë rregjiim shtrati deri sa të pushojë hemorragjia ose dhimbjet e barkut. Po ashtu duhet të shmanget aktiviteti fizik si dhe marrëdhëniet seksuale. Ndërkaq janë hasur raste ku përshkak të neglizhencës profesionale, disa femra të rajonit të Tetovës kanë dështuar, transmeton Zhurnal.

Në një bisedë për Agjencionin e lajmeve Zhurnal, gjinekologu nga Tetova, A.A tregon shumë arsye që vijnë deri tek aborti tek femrat. ‘’Sa u përket aboteve ndoshta informata më të sakta mund të keni po që se kontaktohen mjekët që punojnë në repartin e gjinekologjisë shkaku se unë ka dy vite që nuk punoj atje, mirëpo nuk besoj se do të merni ndonjë informacion të saktë shkaku se % më e madhe e femrave shkojnë nëpër spitale private dhe shkaku i kësaj asnjë shifër statistikore nuk është relevante në vitet e fundit. Situata tjetër është se femrat që duhet të nënshtrohen abortit shkojnë e verifikojnë shtatzaninë në Gostivar apo Shkup ose ato që janë nga qytetet tjera vijnë tek ne’’, tregon në bisedën e tij për Zhurnal gjinekologu, A.A.
Shumica e aborteve duket që ndodhin për shkak të mjedisit të ndotur si dhe ushqimeve të helmuara poashtu nga mjedisi.

‘’Numri i aborteve spontane më së shumti ndodh nga kualiteti i dobët i mjedisit, ajri i ndotur, ushqimi i kontaminuar nga veprimet e po të njejtave helme që gjenden në ajër kontaminohen pemët, perimet dhe ushqimi në përgjithësi. Deformitetet gjenetike që nuk ka të dhëna pse ndodhin dhe nuk dihen arsyet, infeksionet e ndryshme që janë të shumta si viruse, bakterie, si fillim i hershëm i mardhënieve seksuale, mos nënshtrimi i analizave adekuate që janë pjesë e pregaditjes së shtatzanisë, shtrisot e qafës së mitrës dhe vaginës dmth planifikimi i shtatzanisë në disa raste edhe konsumimi i tepërt i nikotinës dhe opijateve’’.

Në krahasim me vitet e kaluara, numri i aborteve këto kohë është shumë më i madh se atëherë që ka qenë në kuadër të standardeve të OBSH-së. Sipas tij, aborte ka pasur dhe do të ketë gjithmonë pasiqë është shumë e vështirë të bindet një cift nëse ka vendosur për abort. ‘’Në përgjithësi këto janë arsyet e shpeshta që ndodhin në abortin spontan ndërsa kur është në pyetje aborti aritifial ajo ndodh me vetdëshirën e pacientes. Por në krahasim me vitete e më hershme atë kohë numri i aborteve ka qenë në % e paraparë sipas standardeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dmth aborte ka pasur dhe do të ketë edhe në të ardhmen dhe është shumë personale nëse cifti ka vendosur për aborti është shumë vështirë të binden për të kundërtën’’, përfundon sqarimin e tij gjinekologu.

Përvec kësaj, interesante është fakti se edhe shumë aborte ndodhin edhe në kushte shtëpiake dhe për shkak të mentalitetit tek ne ato shifra nuk evidentohen aspak, madje edhe pasojat që sjell një abort tek familjet shqiptare në përgjithësi por dhe tek femrat në vecanti nuk mund të imagjinohet.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit