Autoriteti i vërtetë – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Pushtet dhe autoritet i vërtetë është ai etik, që u imponohet njerëzve vetvetiu, nga prestigji shoqërore dhe respekti, që fitohet pa asnjë detyrim, e që vjen natyrshëm dhe nuk detyrohet me emrin e institucionit.
Ibn Asakir në librin e tij “Historia e Damaskut” na përcjell një ndodhi ku tregohet se, kur Kalifi i njohur Harun Rreshid hyri në Rika, njerëzit i shkuan nga pas dijetarit Abdullah ibn Mubarek, aq sa u bë një rrëmujë e madhe dhe u ngrit pluhuri nga grumbullimi i shumtë i njerëzve që rrethonin Abdullah ibn Mubarek. Një nga konkubinat e Kalifit doli të shihte nga një prej kullave të drunjta ku ajo ndodhej dhe kur pa njerëzit tha: Çfarë është kjo? I thanë se një dijetar nga Horasani ka ardhur në Rika, e quajnë Abdullah ibn Mubarek (dhe njerëzit janë mbledhur për shkak të tij). Atëherë ajo tha: Pasha Allahun ky është pushtet dhe jo pushteti i Harunit, i cili i mbledh njerëzit me policë dhe ndihmës të tjerë.

 

Hoxhë Dr. Justinian Topulli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit