0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ngjela: Rama, kryeministër kaqol, flet njëlloj si Enver Hoxha

Më të lexuarat

Avokati i njohur Spartak Ngjela njihet per gjuhen e tij te ashper kur behet fjale per tema te cilat ai mendon se nuk shkojne. Sot ai ka shpërthyer serish ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e konsideruar atë si kaqol, që i flet botës si Enver Hoxha, duke iu referuar fjalimit të tij në OKB.

Sipas Ngjelës, Rama u nis të luftojë Berishën dhe Metën, por tashmë është trembur nga një bashkim i tyre.
Statusi i plotë i Spartak Ngjelës:
Jetojmë në një kohë kur na drejtojnë injorantët e liq.
Jetojmë në një kohë injorantësh, që drejtojnë Shqipërinë dhe Shqiptarët. Por kjo është pak; sepse këta nuk janë vetëm injorantë, që nuk dinë asgjë dhe iu duket vetja se dinë gjithcka, por janë edhe hajdutë; edhe abuzues, edhe gënjeshtarë – dhë më në fund, këta janë edhe kalamaj që zihen për atë që kanë vjedhur dhe për ata që duan të sundojnë. Shqiptarët sot sundohen prej tyre; dhe kjo do të jetë pa dyshim një turp historik. Do tallet koha me ne shqiptarët e sotëm, kur të përmendë sesi një badakçi si Ilir Meta, një injorant sui generis, që nuk di as të flasë dhe as të mendojë, ka tashmë katërmbëdhjetë vjetë që vjedh dhe dhunon shqiptarët; dhe që mban në këmbë të gjitha abuzimin shqiptar. Një të marrë si Berisha, abuzues, i inkriminuar dhe që urrehet nga të gjithë shqiptarët, ende degjohet me neveri prej tyre, me neveri, dhe përsëri dëgjohet. E dëgjojnë shqiptarët, revoltohen, dhe rrine në vend.
Me këta, edhe një Kryeministër që vjen vërdallë me karakterin kaqol që ka, që, një herë niset për të mbrojtur shqiptarët kundër Metës dhe Berishës, dhe pastaj trembet nga bashkimi i tyre, dhe pranon sërrish Metën që ky të vazhdojë të vjedhë, dhe ky Kryeministër, që nuk di asgjë, të kënaqet duke folur në OKB, në një sallë bosh që nuk e dëgjon njeri se flet budallallëqe, njëlloj si gomari diktator Enver Hoxha, që kërkonte të bindte jo, vetëm shqiptaërt, por të gjithë Botën se ai drejtonte Botën. Turp historik!!!
Por çfarë do të bëjne shqiptarët? A do t’i durojnë këta injorantë, hajdutë, dhe, edhe abuzuesë, që të shkelin mbi djersën dhe mundin e tyre, dhe, për më tepër, që të shkëlin mbi perspektivën e historisë shqiptare?
Nëse nuk do të ngrihen që t’i hedhin abuzuesit aktualë nëpër bodrumet nga kanë dalë, historia jonë do të jetë edhe më e dhimbshme.
Shiheni se çfarë ndodh: në Qipro janë mëse tre pushtetarë hajdutë shqiptarë që kanë humbur miliona dollarë nga falimentimi i bankavë të Qipros. Doganat, deri tani, për vitin 2015, kanë realizuar vetëm 70 përqind të planit, edhe pse atë e kanë ulur deri ku nuk mbante më. Turp i madh, sepse kjo është vjedhje e madhe.
Kudo vidhet, dhe Meta, pasi vjedh gjithë ditën me ministrat e tij injorantë, nxjerr në skenë edhe një vidieo pornografike, kurse televizionet shqiptare, një turp i nivelit drejtues të tyre, e transmetojnë këtë pornografi, me subjekt të njohur, ose nga frika, ose nga lëmosha, sepse janë drejt falimenitit.
Kurse Rama, një kryeministër pafille, flet në OKB, për të “drejtuar Botën”, në një sallë Bosh; njëlloj si salla e Nesti Nases, ministrit të Enver Hoxhën, që shkonte aty për të “drejtuar Botën”.
Tallje e madhe, që po vazhdon; por një tallje me shqiptarët, që shfrytëzohen dhe vidhen deri në palcë, që pastaj të na gëzojë një pushtet imagjinar një Rama, Rama, kryeministër që i duket vetja si Enver Hoxha, sepse nuk di fare që anija po i mbytet, pikërisht se ai nuk pranohet në Perëndim.
Edhe pse i flet Botës në një sallë Bosh. Dhe turpi do të vijojë, derisa të ngrihen shqiptarët për t’i shporrur. Por a kanë mundësi të ngrihen? Historia na ka dhënë një eksperiencë të hidhur, që iu ka dhënë gjithmonë kurajë pushteteve abuzuese në Shqipëri. Por, gjithsesi, le të shohim tani, në këtë kohë kur shqiptarët që po vuajnë nga abuzimi i pushteteve politikë, kanë me vete Uashingtonin dhe Berlinin, por edhe politikën e Bashkimit Europian.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit