0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Prifti: Gati të dëshmoj në favor të qeverisë në Arbitrazh, kundër DIA-s

Më të lexuarat

Dritan Prifti, pak çaste pasi mbaroi dëshminë në Policinë e Tiranës në lidhje me letrën e deputetit Spartak Braho, u shpreh se si ish-ministër i Energjetikës është i gatshëm të dëshmojë që qeveria shqiptare të fitojë gjyqin e Arbitrazhin në Vjenë.

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës Dritan Prifti u mor në pyetje përreth tre orë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës në kuadër të verifikimeve që kanë nisur për letrën që kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho u shkruan krerëve të shtetit për një plan destabiliteti në vend të përgatitur nga Dritan Prifti dhe Tom Doshi kundër Ilir Metës.
Prifti deklaroi gjithashtu se nëse do të kërkohej ndihma e tij, është i gatshëm që të dëshmojë pro qeverisë ne arbitrazh kundër DIA-s. “Sqarova në polici që unë nuk e kam takuar dhe nuk e njoh bashkëshorten e Ismailajt.
Po ashtu sqarova që edhe Kastriotin duhet të kem 10 apo 12 vjet pa e parë dhe takuar. S’kam biseduar kurrë me asnjë në lidhje me Arbitrazhin.
Bile nëse qeveria dëshiron që të jem dhe unë dëshmitar në krah të qeverisë kundër DIA-s për arbitrazhin jam i gatshëm që ta ndihmoj qeverinë. Jam i bindur që kontratat mes CEZ dhe DIA ishte kontratë korruptive”, deklaroi Prifti.
Ai tha se nuk po përpiqet të krijojë destabilitet politik, pasi vetë qeveria është e destabilizuar. “Pjesa e dytë e deklaratave të mia kishte të bënte me faktin që unë po përpiqem të krijoj destabilitet politik. Unë nuk jam pjesë e asnjë grupi politik që ka në fokus destabilitetin”, u shpreh Prifti.
Ai tha se është i gatshëm që të deklarojë jo vetëm për DIA-n, por edhe në lidhje me hetimet e CEZ. “Sot kam marrë një lajm të mirë që Prokuroria paska filluar një hetim për CEZ dhe unë e përgëzoj. Më kanë thirrur që të vij sërish të dëshmoj për këtë hetim me të gjitha ato që di. Kam deklaruar që në momentin që do më thërrasin do jem i pranishëm”, përfundoi Prifti.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit