0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Preteni akuzon Sadri Feratin dhe Zymer Halimin

Më të lexuarat

Deputeti Sadri Ferati dhe gjenerali i FSK-së, Zymer Halimi, po ndiqen penalisht nga një prokuror për shkak se “ia kanë mohuar të drejtën Hasan Pretenit të merrte në shfrytëzim një banesë në Mitrovicë”.

Preteni, që drejton Agjencinë Kosovare kundër Korrupsionit, nuk e kishte fituar një banesë në vitin 2006 në Mitrovicë që, sipas prokurorisë, i takonte atij e jo Raif Pretenit. Aso kohe Komuna e Mitrovicës kishte ndarë disa banesa për kuadro. Në bazë të kritereve një i takonte Preteni,t si kuadër i TMK-së. Qiraja mujore për banesë ishte 0.50 euro për metër katror.

E për mohimin e kësaj të drejte Prokuroria e Qarkut e Mitrovicës ka gjetur dy përgjegjës, të cilët konsiderohen fajtorë. Ish-kryeshefi ekzekutiv i Komunës së Mitrovicës, deputeti i LDK-së, Sadri Ferati, dhe gjeneralbrigade Zymer Halimi, i cili aktualisht është udhëheqës i Departamentit të Operacioneve dhe Trajnimit në FSK, akuzohen nga prokurori i Qarkut të Mitrovicës, Jusuf Mejzini, për shpërdorim të detyrës zyrtare, vepër kjo që dënohet deri në tetë vjet burgim, shkruan “Koha Ditore”.

Ndërsa, dy të akuzuarit kanë thënë se nuk janë në dijeni se është ngritur aktakuzë kundër tyre, derisa kanë përjashtuar veten nga përgjegjësia për ndarjen e banesave. /Telegrafi/kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit