6.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Transporti ajror në Shqipëri, mbi 2.9 milionë pasagjerë për tre muaj

Më të lexuarat

Transporti ajror në Shqipëri, mbi 2.9 milionë pasagjerë për tre muaj

Transporti ajror, në tremujorin e dytë 2024, shënoi rritje me 64,7 për qind duke regjistruar udhëtimin me linja ajrore të 2.879.158 pasagjerëve nga 1.747.887 pasagjerë që udhëtuan në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të INSTAT, për të njëjtën periudhë, volumi i mallrave të hyrë dhe të dalë (duke përfshirë postën) nëpërmjet transportit ajror rezultoi 560,8 ton, nga të cilat janë 74,2 për qind mallra hyrëse dhe 25,8 për qind mallëra dalëse.

Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluara, INSTAT raporton për rritje me 12,7 për qind.

Sa i takon eksport/importit të mallrave me rrugë ajrore, në tremujorin e dytë në total volumi i mallrave të tregtuara shënoi 571 ton.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ky tregues shënoi rritje me 47,8 për qind. INSTAT-i raporton se volumi i mallrave të importuara me ajër në tremujorin e dytë të 2024 zë 0,02 për qind ndaj volumit total.

Në transportin ajror operojnë 25 shoqëri, nga këto janë 24 shoqëri të huaja dhe një shqiptare. Në tremujorin e dytë të 2024, në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 102.916 avionë, nga të cilët 81,9 për qind të tyre e zë numri i mbikalimeve.

/trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit