9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

KRAHËT E CUNGUAR

Më të lexuarat

KRAHËT E CUNGUAR
Randall Royer
Përktheu Ardit Kraja

Një student filozofie ankohet se unë jam një fetarë. Ai më thotë që “krahët e mi janë të cunguar”, që besimi im më pengon të ngrihem në lartësitë e mendimit dhe urtësisë. Ndërsa, shembulli më i mirë, është ai i një peme. Kërkohet për shëndetin e saj që degët e thata dhe të shtrembra të priten. Sa më mirë të bëhet kjo aq më e frytshme do të rritet pema.

“A nuk keni parë sesi Zoti prezanton si parabolë një fjalë të mirë si një pemë të mirë, rrënjët e të cilës janë të futura thellë dhe degët e saja të shtrira lart drejt qiellit. Prodhon frytet e saj gjatë gjithë kohës, me lejen e Zotit…dhe shembulli i një fjale të keqe është si një pemë e keqe, e ç’rrënjosur nga sipërfaqja e tokës, pa pasur asnjë aftësi”.

Njeriu më i zgjuar dhe më i mprehtë, i cili mbështetet vetëm në veten e tij ose njerëzve të tjerë, do ta gjejë të vërtetën ngandonjëherë dhe herë të tjera do të gabojë. Ai do të kishte përfituar nga udhëzimi i cili përmban të cilat ide meritojnë të ndiqen dhe me përpjekjen e një udhëzimi të tillë është udhëzimi i Autorit të së vërtetës.

Shumë prej atyre të pajisurve me intelekt të madh nuk shikojnë se ata janë të ngarkuar me një test; aftësitë e tyre i ngacmojnë ata për t’u krekosur dhe çuditur me aftësitë e tyre.

Ata shohin se njerëzit e zakonshëm janë të kënaqur me fenë; sepse ata nuk janë njerëz të zakonshëm, ata duhet të jenë diku sipër. Por feja e Zotit, për të huazuar një metafor, është e cekët sa edhe fëmijët mund të llapaqiten dhe e thellë për të urtët që duan të notojnë. Ashtu siç Ibën Kudama el-Makdesi ka thanë për diturinë fetare, askush kurrë s’mund të zhytet në thellësitë e saj por vetëm mund të qëndrojë në sipërfaqen e brigjeve të tij.

Besimi, thuhet, është rehatimi i shpirtit në të vërtetat që e meritojnë besimin. Kur idetë na prezantohen ne, ne gjykojmë të vërtetat e tyre nga çfarë ne tashmë dimë dhe njohim si të vërteta, pavarësisht eksperiencës sonë. Nëse gjykimi i ynë është i drejtë varet mbi cilësitë e vështrimit tonë dhe ndershmërisë së të vërtetës sonë. Kështu, ne përsëri, kur vjen çështja tek të vërtetat e përjetshme, ne s’na thuhet asgjë, por vetëm na përkujtohet ajo çfarë dimë, “Dhe askush nuk do të përkujtohet përveç atyre që kuptojnë”.

Kur isha katolik, unë doja të shkoja në meshë. Siç përkulesha para Zotit, unë ndjeja – Unë e dija dhe unë ende e di – që Ai po shikonte robin e Tij; që Ai e dëgjoi lutjen e tij, që Ai ishte i kënaqur me nënshtrimin e tim. Unë e doja Jezusin, paqja e Allahut qoftë mbi të, për mua, mësimet e tij, ishin jeta vetë. Por ideja e Zotit si tre, që Jezusi vetë ishte Zoti, kurrë nuk zuri vend në zemrën time; më shqetësonte, kështu kur lutesha, i lutesha vetëm Zotit.

Më vonë në jetë, kur për një periudhë të shkurtër u josha nga teoritë politike moderne, unë e braktisa besimin në Zot. Por një vëzhgues i mirë, një person i ndjeshëm ndaj zemrës së tij, nuk mund t’i përmbahet këtij absurditeti, përkundër përpjekjeve të tij më të mëdhaja. Ai s’mund ta gënjejë vetveten. Kështu, pas një periudhe kërkimi, unë zbulova Kur’anin, një libër i cili çdo gërm e tij arsyetohej me mua, një libër në harmoni me çfarë unë tashmë njihja si të vërtetë, një libër i vërtetë i universit brenda meje dhe që përjashta dëshmonte për, një libër – si mësimet e Jezusit, të gjithë Profetëve është e vërteta dhe vetë jeta.

Unë çuditem me njeriun i cili nuk pranon të dëgjojë një fjalë nga shpallja, madje edhe kur e njëjta fjalë gjendet në librat që ai admiron.

Ndërsa unë dëshiroj t’i lexoj librat e tij; unë i gjykoj idetë e tyre me çfarë unë e di për të vërtetë, i cungoi degët e thata dhe të shtrembra dhe përfitoj prej fryteve të tyre, nga urtësia që barazohet me një komentim dhe një ridëshmi të vërtetave të përjetshme. Besimi im më jep shëndet dhe jetë, mendjemadhësia e tij ja pret krahët e tij dhe e huton, për të mos e gjetur kurrë rrugën e tij për në shtëpi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit