2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Çfarë ndodhë kur raportoni një postim në Facebook?

Më të lexuarat

Social Reporting i Facebook, është një set veglash që njerëzit mund të përdorin për të raportuar imazhe apo azhurnim statusi me përmbajtje ofenduese.

Me anë të Social Reporting, ju keni mundësi ta njoftoni Facebookun nëse një përdorues ka ngarkuar një imazh apo ka postuar porosi kërcënuese apo ofenduese ndaj jush, apo nëse ekziston ndonjë mashtrues që pretendon se jeni ju. Ky set veglash gjithashtu ju mundëson që t’i kërkoni një miku ta fshij foton të cilën ju nuk e pëlqeni.

Por çfarë ndodhë në të vërtetë kur të plotësohet një raport? Facebook thotë se disponon me katër skuadra të ndryshme: Skuadrën e Sigurisë, Skuadrën e Urrjejtjes dhe Ngacmimit, Skuadrën e Përmbajtjes Abuzive si dhe Skuadrën e Qasjes. Dhe varësisht natyrës së raporteve, ato dërgohen tek skuadrat respektive.

Në raste kur dëshmohet se ekzistojnë prova të mjaftueshme kërcënimi, atëherë rrjeti social aplikon zbatimin e ligjit. Për përmbajtje vetërasëse, Facebook kontakton me postuesin përmes një linje të veçantë. Dhe gjithashtu ekzistojnë raste kur llogaria e personit që keni raportuar të bllokohet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit