Menjëherë pas votimit formal të parlamentit rus, ushtria e saj ka filluar bombardimet ajrore ndaj opozitarëve sirianë në qytetin e Homsit. Këtë e konfirmojnë mediat amerikane, si CNN, transmeton Bota Sot. Poashtu ambasada amerikane në Bagdad është e informuar për sulmet ajrore, për të shmangur “sulmet mike” mes aleancës anti ISIS dhe Rusisë.
Rusia bombardon qytetin e Homsit
Më të lexuarat
Grupet për të drejtat e njeriut në Homs theksojnë se janë vrarë 27 persona, mes tyre 6 fëmijë.
Homsi, është qyteti kryesor sirian pas Aleppos dhe Damaskut dhe ka qenë arenë e përgjakshme e luftrave mes regjimit dhe opozitës. Momentalisht qyteti kontrollohet nga forcat e Assadit./BS/
Zyrtari amerikan: Rusia i filloi sulmet ajrore në Siri
Një zyrtar i Shteteve të Bashkuara tha se beson se Rusia i ka filluar sulmet ajrore në Siri, afër qytetit Homs, në pjesën perëndimore të këtij vendi.
Ky zyrtar amerikan i ka thënë agjencisë Reuters se Moska e ka njoftuar Uashingtonin një orë para operacioneve.
Zyrtari anomin, mëtutje, ka theksuar se informacionet për sulmet janë preliminare dhe ka refuzuar të paraqes çfarëdo detaji për numrin e sulmeve ose për tipin e aeroplanëve, që janë përdorë për sulme.
Sulmet ajrore të raportuara u bënë sot, kur Dhoma e Epërme e Parlamentit të Rusisë votoi unanimisht për të drejtën që presidenti, Vladimir Putin, t’i përdorë forcat e armatosura në Siri.
Sergei Ivanov, shefi i kabinetit të presidentit Putin, tha se objektiv i votimit ishte autorizimi i shfrytëzimit të forcave ajrore dhe se “shfrytëzimi i forcave të armatosura në operacionet tokësore është përjashtuar”.
Ivanov ka theksuar se votimi u bë pas kërkesës së presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, për ndihmë ushtarake në luftimin e grupit militant, ISIS.
Nga ana tjetër, Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, tha se 27 civilë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmet e sotme ajrore siriane, në provincën Homs.