13.3 C
Pristina
Friday, October 18, 2024

Hebrenj amerikanë pushtojnë Asamblenë e Kalifornisë: “Rroftë Gaza!”

Më të lexuarat

Protestat e paprecedenta që po sikletosin politikën pro izraelite
Qindra protestues hebrenj që bënin thirrje për një armëpushim në luftën midis Izraelit dhe Hamasit ndërprenë seancën e parë të Asamblesë së Kalifornisë të mërkurën, duke detyruar atë që të shtyhet.

Ligjvënësit sapo kishin dëgjuar një lutje hapëse dhe ishin betuar kur protestuesit hebrenj pro-palestinez, anti-izraelit, të veshur me bluza të zeza, u ngritën nga vendet e tyre dhe filluan të thërrisnin “Armëpushimi tani” dhe “Rroftë Gaza”.

Së pari, Jim Wood, përfaqësuesi demokrat nga Heldsburgu që kryesonte seancën, u përpoq ta vazhdonte atë, megjithatë, në fund ai bëri thirrje për pushim.

Pothuajse të gjithë asambleistët u larguan nga seanca. Protestuesit brohoritën ndërsa zyrtarët fikën dritat e sallës, duke të ndezur telefonat e tyre.

“Ne jemi hebrenj dhe kalifornianë; anëtarë të Asamblesë, ne ju bëjmë thirrje që të bashkoheni me ne për të kërkuar një armëpushim tani,” thanë ata.

https://x.com/OfficialUScrime/status/1742803047447949328?s=20

Nga zyra e kryetarit të Kuvendit Demokratik, Robert Rivas, nuk pranuan të komentojnë. Asambleisti James Gallagher, lideri republikan, tha se protestuesit po pengonin punën e tyre.

Kjo nuk është hera e parë që protestuesit që bëjnë thirrje për armëpushim ndërpresin ngjarjet në kryeqytetin e Kalifornisë. Në nëntor, protestuesit hynë me forcë në një sallë konventash në Sacramento dhe nxitën Partinë Demokratike të Kalifornisë të anulonte disa ngjarje.

Protestuesit nuk e cenuan Senatin e shtetit, i cili vazhdoi siç ishte planifikuar, duke përfshirë një fjalim nga ligjvënësit në kujtim të ish-senatores amerikane Dianne Feinstein, e cila vdiq në shtator. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit