-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

“Skamja qoj në vetëvrasjen e 48 veteranëve”

Më të lexuarat

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi në emisionin “Info – Box” të TV Dukagjini, ka thënë se për ata si veteranë të ish- Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është i papranueshëm vendimi i Qeverisë që një veteran i UÇK-së të merr pagë prej 170 euro në muaj.

Ai ka theksuar se premtimet kanë qenë që kjo pagë të jetë rreth 220 euro, por sipas tij, në ndërkohë është ndryshuar ky premtim.

Qeriqi ka folur edhe për gjendjen e rëndë në të cilën gjenden veteranët e luftës, duke shtuar se kanë qenë kategoria më e margjinalizuar e shoqërisë kosovare, transmeton Telegrafi.

“Po kalojnë 16 vite dhe veterani i luftës për fat të keq nuk e gëzon asnjë të drejtë, edhe pse kanë dhënë shumë për këtë vend. Nga gjendja e rëndë ekonomike, që nga paslufta, rreth 48 bashkëluftëtarë kanë bërë vetëvrasje, shkaku i gjendjes së rëndë ekonomike. Askush nuk është marrë me ta dhe me familjet e tyre”, ka shtuar Qeriqi. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit