9.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Blinken thotë se ia bëri të qartë Izraelit se duhet t’i mbrojë civilët në jug të Gazës

Më të lexuarat

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të enjten se ia ka bërë të qartë kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, se ushtria izraelite duhet ta sigurojë mbrojtjen e civilëve para se ta nisë ofensivën në jug të Rripit të Gazës, dhe se Qeveria e Izraelit është pajtuar për këtë.

“Izraeli e ka… njërën prej ushtrive më të sofistikuara në botë. Ajo është në gjendje ta neutralizojë kërcënimin që i vjen nga Hamasi, duke e minimizuar njëkohësisht dëmtimin e burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm. Dhe është e detyruar ta bëjë këtë”, tha Blinken në Tel Aviv.

Blinkeni mbërriti në Izrael të enjten, për vizitën e tij të tretë në rajon prej se nisi më 7 tetor lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Më 24 nëntor, Izraeli u pajtua ta ndalë ofensivën në Gazë pas një marrëveshjeje armëpushimi me Hamasin, në këmbim të lirimit të rreth 240 pengjeve izraelite që pjesëtarët e grupit radikal i rrëmbyen gjatë sulmit në jug të Izraelit muajin e kaluar, mu mbetën të vrarë mbi 1.200 izraelitë.

Ofensiva ajrore dhe tokësore e Izraelit në veri të Gazës ka qenë shkatërruese, duke i lënë mbi 14.800 palestinezë të vrarë, dhe duke i detyruar mijëra të tjerë të zhvendosen në jug të vendit, ku janë përballur me mungesë thelbësore të ushqimit, rrymës dhe ujit.

Derisa Izraeli ka filluar të mendojë për vazhdimin e luftës kundër Hamasit edhe në jug të Gazës pasi të ketë përfunduar armëpushimi, zyrtarët amerikanë thanë më 28 nëntor se janë duke biseduar me Izraelin për ta këshilluar të jetë më i kujdesshëm në jug, ku tani ndodhen rreth 2 milionë njerëz.

Të enjten në mëngjes, autoritetet izraelite njoftuan për zgjatjen e armëpushimit për edhe një ditë.

Megjithatë, Izraeli është zotuar se do ta rifillojë luftën në përpjekje për ta shkatërruar Hamasin dhe për t’i dhënë fund sundimit të tij 16-vjeçar në Rripin e Gazës, megjithatë është duke u përballur me trysni në rritje ndërkombëtare për ta kursyer Gazën jugore nga një ofensivë shkatërruese tokësore si ajo e cila e rrënoi shumicën e pjesës veriore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit