-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Francë, nuk lejohet demonstrata në mbështetje të Palestinës

Më të lexuarat

Nga ana tjetër, Këshilli Hebre i Francës (CRIF), organizata ombrellë e organizatave hebraike në Francë, vendosi që nesër të organizojë një demonstratë në mbështetje të Izraelit në të njëjtin qytet, Lyon

Autoritetet lokale në Francë nuk kanë lejuar një demonstratë në mbështetje për Palestinën në Lyon, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve në mediat e vendit, Zyra e Guvernatorit Rajonal në Rhone njoftoi se nuk do të lejojë demonstratën në mbështetje të Palestinës, e cila ishte planifikuar të mbahej sot në mbrëmje me iniciativën e shumë grupeve, me arsyetimin se “rrezikon të prishë rendin publik”.

Nga ana tjetër, Këshilli Hebre i Francës (CRIF), organizata ombrellë e organizatave hebraike në Francë, vendosi që nesër të organizojë një demonstratë në mbështetje të Izraelit në të njëjtin qytet.

Qeveria nuk ka dhënë ende një deklaratë nëse kjo ngjarje do të anulohet apo jo.

Çfarë ka ndodhur ?

Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Izz al-Din al-Qassam, më 7 tetor njoftoi se kishte nisur një sulm gjithëpërfshirës ndaj Izraelit të quajtur “Tufani i Aksasë”.

Ndërsa mijëra raketa u hodhën nga Gaza drejt Izraelit, grupe të armatosura palestineze hynë në vendbanimet në rajon.

Ushtria izraelite nisi gjithashtu një sulm në Rripin e Gazës me dhjetëra avionë luftarakë.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se 436 persona, përfshirë 91 fëmijë, kanë vdekur dhe 2.271 persona janë plagosur në sulmet e Izraelit në Gaza.

Po ashtu, si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë në qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, jetën kanë humbur 15 palestinezë.

Mediat izraelite kanë deklaruar se 700 izraelitë kanë vdekur dhe 2.315 janë plagosur deri më tani nga sulmet.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit