0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

“Sqarim i parimeve bazë në shkencën e astronomisë”

Më të lexuarat

Ilustrim i fazave të Hënës, i shkëputur nga libri i Ebu Rejhan Biruniut (362-442 h.)

“Et-tefhim”. Titulli i plotë i librit është “Sqarim i parimeve bazë në shkencën e astronomisë”. Biruniu ishte një nga shkencarët më të njohur të shekullit V sipas hixhretit (shek. XI e.s.), i dalluar në disiplina të ndryshme shkencore. Në astronomi përpiloi librin Et-tefhim, ku zhvilloi më tej disa pikpamje astronomike të kohës. Libri u përpilua në persisht, edhe pse Biruniu ishte njohës i mirë i gjuhës arabe.

Në ilustrim duket Hëna që rrotullohet rreth Tokës dhe fazat që ajo formon në varësi të pozicionit ndaj Diellit. Në qendër është Toka sferike dhe rreth saj rrotullohen Dielli dhe Hëna, bazuar në modelin gjeocentrik të njohur të kohës, modelin e Ptolemeut të cilin shkencarët myslimanë e zhvilluan akoma më shumë.

Hoxhë Florian Leli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit