Të shtënat nga ana e Sirisë drejt një kampi refugjatësh sirianë të vendosur në Turqi përbëjnë një shkelje të qartë të kufirit mes dy vendeve, deklaroi sot Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdoan që nga Kina, ku ai ndodhet në një vizitë zyrtare.
“Ka ndodhur një shkelje e qartë e kufirit (…) Ne do të marrim masat e nevojshme”, theksoi ai për shtypin në Pekin, sipas agjencisë së lajmeve Anadolli Azhans./trt/kohaislame