Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, njoftoi se për anëtarësim në BRICS u ftuan Arabia Saudite, Argjentina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Irani, Egjipti dhe Etiopia
Johannesburg
Grupimi BRICS, pranoi aplikimet për anëtarësim nga Arabia Saudite, Argjentina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Etiopia, Irani dhe Egjipti, dhe i ftoi ata për anëtarësim në këtë grup, transmeton Anadolu.
Në Samitin e 15-të BRICS të mbajtur në qytetin Johannesburg nën organizimin e Afrikës së Jugut, vendet e BRICS ranë dakord për pranimin e anëtarësimeve të reja.
Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, njoftoi se në këtë kuadër për anëtarësim në BRICS u ftuan Arabia Saudite, Argjentina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Irani, Egjipti dhe Etiopia.
Ramaphosa tha se anëtarësimi i plotë i vendeve të ftuara do të fillojë që nga 1 janari 2024.
Me këtë vendim të marrë në Samitin e 15-të BRICS të mbajtur në qytetin Johannesburg, numri i vendeve anëtare në BRICS do të rritet në 11 që nga viti i ri.
/aa/