8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Shqipëria nënshkruan marrëveshje për njohjen e pensioneve me Bullgarinë, Rama: Një tjetër sukses për shqiptarët

Më të lexuarat

Shqipëria dhe Bullgaria kanë nënshkruar marrëveshjen për njohjen e pensioneve.

Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama përmes një postimit në Facebook. Kreu i qeverisë shkruan se ky është një tjetër sukses për shtetasit shqiptarë jashtë vendit. Sipas tij marrëveshja rregullon sigurimin e shtetasve kur punojnë në të dy vendet.

“Nënshkruhet Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë. Shqipëria shënon një tjetër sukses në njohjen e sigurimeve shoqërore për shtetasit shqiptarë jashtë vendit. Marrëveshja rregullon sigurimin e shtetasve të Bullgarisë dhe Shqipërisë kur punojnë në të dy vendet, garanton të drejtat e tyre të sigurimit, pagesës së përfitimeve në rast sëmundjesh ose aksidentesh në profesion, si edhe kushtet për dhënien e llojeve të ndryshme të pensioneve”, shkruan Rama.

Kujtojmë që Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje për njohjen e pensioneve dhe me Italinë dhe Kroacinë. /Telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit