-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit

Më të lexuarat

Rrjetet sociale janë shndërruar pjesë e përditshmërisë në gjithë botën. Vlerësuar nga raportet e ndryshme ndërkombëtare ku më shumë se gjysma e popullsisë globale përdor median sociale (58,4%, e barabartë me 4,62 miliardë njerëz) është i dukshëm ndikimi që rrjetet sociale kanë tek individi.

Shpeshherë ato që paraqiten në rrjetet sociale, na i formësojnë qëndrimet, opinionet dhe sjelljet tona karshi ngjarjeve të caktuara.

Nga këtu vjen edhe beteja ndërmjet platformave të ndryshme të rrjeteve sociale, se cili nga ata e kanë pushtuar më së shumti tregun e përdoruesve.

Një analizë e uebfaqes së internetit Stat Counter mbi rrjetet sociale ka vënë në pah se Facebook mban epitetin e platformës më të përdorur në vendet e rajonit.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me të njëjtën platformë

Duke iu referuar raportit të Stat Counter mund të shihet qartë se që nga viti 2021 e deri në fund të vitit 2022 qytetarët e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut i kanë qëndruar besnik platformës së Facebookut, madje duke e rritur përqindjen e përdorimit të saj.

Në fund të vitit 2022 në Shqipëri 96.96 për qind e popullsisë kanë shfrytëzuar Facebookun, për dallim nga viti 2021 ku kjo përqindje ishte 92.25.

Në përjashtim të muajit prill ku kishte një rënie të përdorimit të Facebookut në 55 për qind, gjatë tërë vitit në Shqipëri kjo përqindje ka qenë mbi 92, ndërsa platformat e tjera si Instagrami, Twitteri ose YouTube kanë një përqindje simbolike.

Nga ana tjetër, Maqedonia e Veriut shënoi të njëjtën përqindje si në vitin 2021, ashtu edhe në fund të vitit 2022, pra 96.96 për qind e popullsisë e shfrytëzojnë Facebookun si platformë kryesore të rrjeteve sociale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit