-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Patatja është e shëndetshme dhe nuk ju shton peshën

Më të lexuarat

Patatja është një perime shumë e ngopur, me dukshëm pak kalori, nuk ju bën të shtoni peshë, andaj është shumë e sigurt nëse dëshironi të krijoni një vazhdimësi të ushqimit të shëndetshëm.

Sa herë keni dëgjuar të thotë dikush ka shtuar peshë nga konsumimi i patates apo nëse dëshironi të humbni peshë të mos konsumoni pataten? Na merr mendja se shumë herë. Dhe derisa ato thënie deri diku mund t’i konsiderojnë si të vërteta, ajo që është fakt që vetë patatja si perime nuk është shkaktare për shtim peshe, por mënyra se si është gatuar.

Për një kohë të gjatë patatet kanë pasur reputacionin e keq që trashin dhe janë shmangur nga ata që kanë ndjekur dietat Dukan dhe dietat tjera me vlerë të ulët karbohidratesh. Por patatet mund të jenë superushqimi më i ri. Ngrënia e porcionit dy herë në ditë mund ta ulë tensionin e gjakut, thonë hulumtuesit. Për më shumë, duket që nuk shkaktohet shtim i peshës.

Sidoqoftë, para se të merrni në dorë pajisjet për fërgim ose të shpejtoni në dyqan për çipsa, lexoni tutje. 
Patatet në mikrovalë, pa gjalpë, vaj apo keçap janë më të mirat për shëndet, thonë shkencëtarët. Patatet e pjekura dhe të ziera, duke përfshirë purenë, janë po ashtu të pranueshme.

Në studim 18 meshkujve dhe femrave u është kërkuar të hanë gjashtë deri tetë patatet me madhësi të topit të golfit me drekën dhe darkën e tyre, si pjesë e dietës normale.
Shumica e atyre qe kanë marrë pjesë ishin me mbipeshë dhe duke përdorur tableta për të ulur tensionin e gjakut. Pas një muaji të “tretmanit patate”, tensioni i gjakut i tyre ishte ulur në mënyrë sinjifikative – duke sugjeruar që patatet ishin mjaft të fuqishme për të kryer punën, kur tabletat nuk mund të bënin më shumë. Veç kësaj, asnjë nga vullnetarët nuk ka shtuar në peshë.

Mendohet që patatet kanë efekt ngopës, por po ashtu ka gjasa që ata që kanë marrë pjesë në studim e kanë reduktuar konsumin e ushqimeve tjera, ka raportuar konferenca vjetore e American Chemical Society. Ato duhen të zihen – ideale do të ishte në mikrovalë – me lëkurën e tyre. Kjo sepse shumë kimikate të mira për shëndet që ulin tensionin gjenden në lëkurë.

Mikrovala preferohet sepse, ndryshe nga temperaturat e larta që përdoren për të skuqur dhe pjekur, ruan shumicën e të mirave që nxirren nga patatja. Hulumtuesi Joe Vinson nga Scranton University në Pennsylvania thotë që “përmendni “pataten” dhe njerëzit paramendojnë “kaloritë e zbrazët me shumë karbohidrate që trashin”.

“Ne shpresojmë që hulumtimi ynë do të ndihmojë të rilindet imazhi i popullarizuar i patateve.” Dr. Vinson, i cili pëlqen patatet të pjekura, me krem të sallatës sipër, ka shtuar që ulja e tensionit të gjakut ulë rrezikun e sulmeve në tru dhe zemër.

Një hulumtimi i mëhershëm ka treguar që patatet përmbajnë shyto-n, kimikatin e ngjashëm me ato që gjenden në medikamente për tension të gjakut.

Patatet kanë më pak kalori se orizi dhe pastat dhe janë të pasura me shumë vitaminë C, për këtë arsye detarët e shekullit 19 i kanë ngrënë për të shmangur skorbutin. Rreth 200 gramë të patateve të reja sigurojnë gati gjysmën e nevojave ditore të njeriut për vitaminën që nxit sistemin e imunitetit. Ato janë po ashtu burim i mirë i vitaminës B, magnezit, kaliumit, zinkut dhe bakrit. Kanë pak kalori, nuk kanë kolesterol, ndërsa fibrat që përmbajnë ndihmojnë të ulet kolesteroli ekzistues.

Një patate me madhësi mesatare ka rreth 110 kalori. Disa studime kanë zbuluar që patatet trashin por shumë ekspertët thonë që efektet janë për shkak të yndyrave në çips dhe jo në vetë pataten.

Sidoqoftë, ato kanë mungesë të disa nutrientëve kyç, duke përfshirë vitaminat A, D dhe E pa të cilat do të ishim verbëruar, do të zhvillonim rakitin dhe do të kishim probleme neurologjike. kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit