9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Muhamedi: Bashkimi Evropian diskriminon mediat shqipe, i favorizon ato maqedone

Më të lexuarat

Bashkimi Evropian finanson vetëm mediat maqedonase, ato shqiptare i diskriminon. Fondet e Bashkimit evropian në Maqedoni po keqpërdoren në mënyrën më brutale. Këta keqpërdorime i bëjnë funksionarët dhe institucionet të cilët kryekëput kontrollohen nga maqedonasit.

Kështu vlerëson për Zhurnal, Ish zëvendës drejtori i Radiotelevizionit të Maqedonisë, Nijazi Muhamedi.
Ai vlerëson se BE-ja i ka bllokuar mediat shqipe dhe shoqërinë civile shqiptare në Maqedoni pasi nuk mban llogari që ti mbeshtet ata si duhet.

“Të gjithë projektet deri tani,BE i ka realizuar përmes donacioneve që u jep mediumeve maqedonase në emër të shqiptarëve. Kjo situatë ka krijuar një superstrukturë që e kontrollon dhe e bllokon shoqërinë shqiptare që mos të jetë dinamike në këto rrjedha. Mediat shqipe janë vendimtare që të senzibilizojn tema në interes të shqiptarëve të Maqedonisë, pasi dihet një pjesë e popullatës nuk e njeh gjuhën maqedonase”, ka deklaruar për Zhurnal, publicisti, Nijazi Muhamedi.

Ndërkohë Muhamedi apelon që Brukseli të mos i keqpërdor Fondet e veta në mediat ku pronarët janë maqedonas, ndërsa të punësuarit janë shqiptarë. Ai vlerëson se këta media rrejshëm para opinionit promovohen si media shqiptare dhe nuk e kryejn misionin e tyre qytetar.

“Këta konkurojnë përmes shqiptarëve dhe marrin fonde të majme nga Evropa të cilë parimisht iu dedikohen institucioneve mediatike, por i tjetërsojnë këto mjete për të mbetur përsëri tek maqedonasit, e gjithë propaganda bëhet përmes mediave maqedonase. Brukseli duhet ti mbështet mediat e vërteta, jo ata që kanë lidhje të ngushta me ndonjë punonjës në zyrën e BE-së ”, konsideron në vijim Muhamedi.

Sipas tij, fondet e BE-së po shfrytëzohen, kryekëput vetëm tek mediat maqedonase, ndërsa më e keqja është se mediat shqiptare, anashkalohen në formën më të paskrupullt. Muhamedi mendon se ky diskriminim i ka pasojat fatale, ngase shqiptarët mbeten të painformuar për cështjet më të rëndësishme shoqërore, duke apeluar që zyrtarët e BE-së gjatë cdo iniciative mediale të përkrahin mediat shqipe.
Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Bashkimi Evropian sot në Shkup do ta promovojnë fushatën “Të drejtat të gëzohen, obligimet të respektohen”, që realizohet në suaza të projektit për “Përforcim të kapaciteteve të organeve për zbatimin e ligjit për veprim adekuat me personat e mbajtur dhe të dënuar”. Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian.
Qëllimi i fushatës publike për mbrojtjen e të drejtave të njeriut është të ngritet vetëdija publike për avancimin e policisë lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut.

Ndryshe edhe në fushatën mediale pritet të anashkalohen mediat shqipe në Maqedoni mendojnë ekspertët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit