-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Vetëm edhe dy vite mbështetje për XP dhe Office 2003

Më të lexuarat

Që nga dita e djeshme, ju keni edhe dy vite të mbetura për të marrë mbështetje për kompjuterët që e kanë sistemin operativ Windows XP. E njëjta gjë vlen edhe për Microsoft Office 2003. Mirë, kjo nuk paraqet saktësisht kohën kur duhet të kthehet kohëmatësi me rërë, por paraqet një përvjetor që shënon shuarjen e një sistemi operativ që, për vite e vite, ende nuk është shuar. Dhe kjo nënkupton që shumë ndërmarrje do të duhet që ta bëjnë një përditësim të sistemit të tyre operativ.

Këta janë konsumatorët të cilët do të preken nga kjo lëvizje. Nëse ju e keni një kompjuterit dhe ju e përdorni atë në bazë ditore, mundësitë janë që ju personalisht nuk e keni sistemin operativ Windows XP. Janë njerëzit që e kanë një zyre përplot me kompjuterë që kanë qenë rezistues ndaj ndryshimit. Por ndryshimi mund të jetë i mirë dhe XP është duke u bërë mjaft i vjetëruar. Këto janë argumente të cilat janë ndërtuar me vite, por Microsoft ende vazhdonte ta mbështeste sistemin e vet XP.

Por nuk do ta mbështesë edhe për një kohë të gjatë. Ndërmarrja ka marrë në vendim që zyrtarisht do ta ndalojë mbështetjen e vet për platformën XP, e po ashtu edhe atë Microsoft Office 2003, pas 8 prillit 2014. “Nëse ju ende nuk e keni bërë, ne shpresojmë që ju ta merrni këtë ndalim të mbështetjes si një mundësi për t’i shpërngulur PC-të tuaj në Windows 7 dhe Office 2010 kështu që biznesi dhe punëtorët tuaj janë më produktivë dhe më të sigurt,” thuhej një postim në blogun zyrtar të ndërmarrjes Microsoft të postuar gjatë ditës së djeshme./pcworldalbanian/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit