Katër palestinezë u vranë në qytetin Nablus dhe një palestinez tjetër vra në Nabi Salih pranë Ramallahut, njoftoi Ministria palestineze e Shëndetësisë, ndërsa Presidenca palestineze dënoi fuqishëm incidentin duke e përshkruar si “krim lufte”
Forcat izraelite vranë të paktën pesë palestinezë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Katër palestinezë u vranë në qytetin Nablus dhe një palestinez tjetër u vra në Nabi Salih pranë Ramallahut, njoftoi Ministria palestineze e Shëndetësisë
Sipas televizionit shtetëror palestinez, trazirat shpërthyen kur forcat palestineze vërejtën pjesëtaret e ushtrisë izraelite duke hyrë në Nablus.
Më vonë Presidenca palestineze dënoi fuqishëm incidentin duke e përshkruar si “krim lufte”.
Dëshmitarët okularë për AA thanë se gjatë aksionit të forcave izraelite kundër grupit palestineze të quajtur “Shtrofulla e Luanit”, ndodhën përleshje intensive që zgjatën tre orë dhe se janë dëgjuar shpërthime.
Ndërkohë, ushtria izraelite, shërbimi i sigurisë dhe policia thanë në një deklaratë të përbashkët se kishin bastisur një strehë që grupi palestinez e ka përdorur si laborator për prodhimin e eksplozivëve.
Më 12 tetor, grupi “Shtrofulla e Luanit” mori përgjegjësinë për të shtënat ku u vra një ushtar izraelit.
Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 100 palestinezë janë vrarë nga zjarri izraelit që nga fillimi i vitit, që është numri më i madh i viktimave në Bregun Perëndimor të pushtuar në gati shtatë vjet.
/aa/