Njeriu kur fillon të llogarit vetveten, sheh pozitën në të cilën gjindet. Gjë që do ta shtyjë të pendohet për gabimet që i ka bërë dhe për përtacinë e tij në praktikimin e urdhërave të All-llahut. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَلْتَنْظُرْ نَفْسٌ مَا قَدَّمَتْ لِغَدٍ وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ (18)
“O ju që besuat, kini parasysh frikën ndaj All-llahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër, dhe kini frikë All-llahun, e s’ka dyshim se All-llahu është që e di në detaje atë që punoni!”. (El-Hashr: 18).
Pra, le të kontrollon vetveten, le ti kontrollon punët e tij dhe le të shikon se a guxon të del para All-llahut në këtë gjendje, ose duhet të fillon të pendohet e pastaj të fillon me vepra me të cilat është i kënaqur All-llahu i Lartësuar.
Omeri thotë:
(( حاسبوا أنفسكم قبل أن تحاسبوا و وزنوا أنفسكم قبل أن توزنوا و تزينوا للعرض الأكبر :
{ يَوْمَئِذٍ تُعْرَضُونَ لا تَخْفَى مِنْكُمْ خَافِيَةٌ (18) }.
“Llogaritne vetveten para se të llogariteni, peshoni punët e juaja para se t’ju peshohen dhe zbukurohuni për ditën e prezentimit të madh:
“Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtë asnjë sekret juaji”. (El-Hakka: 18).
Hasan Basriu [rahimehull-llah] thotë:
((إن المؤمن قوام على نفسه ، يحاسب نفسه لله عز و جل ، و إنما خف الحساب يوم القيامة على قوم حاسبوا أنفسهم في الدنيا ، و إنما شق الحساب يوم القيامة على قوم أخذوا هذا الأمر من غير محاسبة ))
“Besimtari e kontrollon vetveten dhe e llogarit për hirë të All-llahut. Do ta kenë llogarinë e lehtë në ditën e Kijametit ata njerëz që llogarisin vetveten në dunja, kurse do ta kenë të vështirë llogarinë në ditën e Kijametit, ata njerëz që nuk e llogarisin aspak vetveten”.
Një dijetar ka thënë:
“Hoxhallarët tanë e llogaritnin për çdo gjë vetvetën e tyre, e llogaritnin për fjalët dhe veprat që i bënin, edhe i regjistronin në fletore, e pas jacisë e llogaritnin vetveten, e mernin fletorën dhe shikonin fjalët dhe veprat dhe që i kanë bërë gjatë ditës, edhe vepronin ashtu siç duhej. Nëse duheshte të kërkonin falje kërkonin falje, nëse duheshte të pendohen, pendoheshin, nëse duheshte të falënderojnë, falënderonin, e pastaj flenin”.
Nëse besimtari e përjeton këtë fazë, atëherë i afrohet fazës së pendimit, gjendje e cila duhet ta përcjell besimtarin gjatë gjithë jetës së tij, deri në vdekje. Besimtari aq sa ka nevojë për teube në fillim aq ka edhe në fund. All-llahu i Lartësuar thotë:
وَتُوبُوا إِلَى اللَّهِ جَمِيعاً أَيُّهَا الْمُؤْمِنُونَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ (31)
“…Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim”. (En-Nur: 31).
Ky ajet është zbritur në Medine, domethënë u drejtohet All-llahu besimtarëve, njerëzve më të mirë, gjeneratës së artë, që të pendohen, edhe pse imani i tyre ka qenë i paluhatur, sabri i tyre në sprova shumë i madh, hixhreti dhe largimi prej familjes dhe pasurisë i njohur, kuse xhihadi i tyre i paharuar, mirëpo, prap se prap, shpëtimin e tyre e ndërlidhnin me pendim, kur thotë:
لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ (31)
“…në mënyrë që të gjeni shpëtim”. (En-Nur: 31).
Sikurse don të thotë: Vetëm penduesit shpresojnë shpëtimin, e tjerët jo. Këtë e forcon edhe më tepër ajeti, ku All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
وَمَنْ لَمْ يَتُبْ فَأُوْلَئِكَ هُمْ الظَّالِمُونَ (11)
“…E ata që nuk pendohen, janë mizorë”. (El-Huxhurat: 11).
Në këtë ajet All-llahu i Lartësuar njerëzit i ndau vetëm më dy grupe: Pendimtar dhe zullumqarë. Pra, nuk ka vend për tjetërkend në këtë ajet. Ai i cili nuk pendohet është zullumqarë, sepse nuk i njeh detyrat ndaj Tij, nuk i din të metat e veta dhe defektet e veprave të tija. Ndaj, mund të themi se udhëzimi i plotë në Rrugën e drejtë është e pamundshme pa njohjen e mëkateve dhe me insistimin në bërjen e këtyre mëkateve. Pra, teubeja nuk ka mundësi të jetë e shëndoshë, nëse nuk e njohim mëkatin, nëse nuk pranojmë se kemi bërë mëkat dhe nëse nuk tentojmë të shpëtojmë nga përfundimi i keq i mëkateve në përgjithësi. Para vetes i ke dy opcione: Ose të kapesh për All-llahun ose të bësh mëkate, ngase prej domethënies së teubes është edhe kjo: Besimtari duhet të studion faktin se sa ka hequr dorë nga të kapurit për All-llahun, në momentin kur ka bërë mëkat, të studion faktin se pse All-llahu se ka mbrojtur nga mëkatet, të studion faktin se sa është gëzuar kur e ka bërë këtë këkat, pse nuk është interesuar të shpëton nga ky mëkat, por, përkundrazi, ai edhe më tepër ka insistuar ta bënë këtë mëkat, edhe pse basimtari e dinë se All-llahu çdo herë e sheh. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
وَمَنْ يَعْتَصِمْ بِاللَّهِ فَقَدْ هُدِيَ إِلَى صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ (101)
“…E kush i përmbahet fesë së All-llahut, ai pa dyshim është i udhëzuar në rrugën e drejtë”. (Ali Imran: 101).
Pra, po të ishte kapur besimtari për All-llahun fortë, e pamundshme do të ishte që All-llahu mos ta ndihmojë. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
وَاعْتَصِمُوا بِاللَّهِ هُوَ مَوْلاكُمْ فَنِعْمَ الْمَوْلَى وَنِعْمَ النَّصِيرُ (78)
“… përmbahuni me All-llahun se Ai është ndihmëtari juaj. Sa mbrojtës i mirë dhe sa ndihmëtarë i madh që është”. (El-Haxhxh: 78).
Gjithashtu, domethënë, kur do që të kapeni për All-llahun, Ai do tu mer përsipër dhe do t’ju ndihmojë kundër armikut të brendshëm (epshit) dhe të jashtëm (shejtanit), që janë dy armiq, të cilët asnjëherë nuk ndahen prej besimtarit. Ndaj, ngadhnjimi ndaj këtyre dy armiqëve domethënë ngadhnjim ndaj ç’do armiku. Se sa do të ndihmojë All-llahu kundër armikut tënd, mvaret prej asaj se sa do të jeshë i kapur për All-llahun. Mangësia në të kapurit për All-llahun shkakton ngritjen e mburojës së All-llahut prej teje dhe automatikisht vjen në shprehje mundësia për të bërë mëkate. Kjo që tham na tregon se për të qenë teubeja, teube, atëherë duhet të kontrollojmë se sa është e fortë kapja jonë për All-llahun. Njeriu kur të bën mëkat, është në një gaflet (shkujdsi) aq të madh, saqë gëzohet kur të arrijë të plotësoj me haram kërkesën e epshit të vet. Njeriu kur të gëzohet me mëkat, kjo është argument sa ai këtë e ka bërë me gjith qejf, është argument se nuk e njeh madhërinë e Atij ndaj të cilit ka bërë mëkat, është argument se ky individ nuk e din se çfar reziku sjell fundi i këtij mëkati, se gëzimi dhe dehja e tij me këtë mëkat i ka mbuluar gjith këto fakte. E pamundur është që besimtari të kënaqet dhe gëzohet me mëkatin që e ka bërë. Bile edhe nëse e bën mëkatin, do ta bënë me një mërzi në zemër të tij, mirëpo dehja e epshit e pengon që ta ndien këtë mërzi. Atëherë që në zemrën e tij nuk do të ketë këso mërzie, por përkundrazi do të gëzohet me këtë mëkat, atëherë le të akuzon imanin e tij, le të pyetet: a ka iman ose jo, le ta qajë vdekjen e zemrës së tijë, se po të kishte qenë gjallë do të mërzitej për bërjen e këtij mëkati, do ta urrente, do ti vinte rëndë ta bëjë e mos ta hetonte, e nëse nuk e heton, atëherë dihet se vetëm i vdekuri nuk i ndien dhimbjet e plagëve. Kjo është një pikë shumë e rëndësishme në këtë temë, siç thotë Ibni Kajimi, mirëpo pak janë ata që e kuptojnë këtë gjë, edhe pse është një pozitë shumë e tmershme që të çon drejt shkatërimit nëse nuk e pengojnë me tri gjëra:
1) Frika nga vdekja në këtë pozitë, duke mos u penduar.
2) Të pendohemi për kohën që ka kaluar në mëkate ndaj All-llahut, dhe
3) Të angazhohemi seriozisht ta plotësojmë atë që ka kaluar.