Nokia para dy ditëve lansoi pajisjen e vet më të shitur Windows Phone në tregun amerikan. Lumia 900 zuri vend në vendin e parë të listës së smartphoneve më të shitur me parapagim në Amazon.
Më saktë, smartphone i Nokias zuri dy vendet e para – i pari i takoi të ziut, e i dyti atij të bruztë. Në kategorinë Amazon Movers and Shakers e cila përmban pajisjet me rritjen më të madhe të shitjes gjatë 24 orëve të fundit, Lumia 900 gjithashtu mban dy vendet e para – versioni i bruztë me rritjen prej 436% në momentin e shkrimit të tekstit, ndërsa versioni i zi me rritjen prej 286%.
Fillimit të mirë të shitjes pa dyshim i ka kontribuar lansimi pomoz i bërë nga Nokia, dhe çmimi shumë i ulët prej vetëm 50 dollarë në Amazon (me abonim pranë AT&T). /Telegrafi/kohaislame