3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

FMN: Kosova ka përmbushur kriteret për marrëveshjen SBA

Më të lexuarat

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka bërë rishikimin e parë të marrëveshjes “Stand By Arrangement” (SBA), me Qeverinë e Kosovës.
Zyrtarë të Misionit të FMN-së në një konferencë për media në Prishtinë kanë theksuar se Qeveria e Kosovës është duke përmbushur me sukses kriteret e marrëveshjes “Stand By” të arritur me FMN në muajin mars.

Kryesuesi i këtij Misioni, Johannes Wiegand tha se politika makroekonomike dhe financiare është në rrugë të mbarë dhe se shumica e kritereve të performancës janë përmbushur.
“Kemi bërë rishikimin e parë të marrëveshjes Stand By. Kemi përfunduar edhe letrën e qëllimit të mirë dhe do t’ia dërgojmë menaxhmentit dhe bordit ekzekutiv dhe presim që ajo të miratohet në korrik”, theksoi Wiegand./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit